Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka përkujtuar referendumin për pavarësinë e Kosovës, i cili u mbajt më 26–30 shtator 1991, duke e cilësuar atë si shprehje të vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës për një shtet të pavarur dhe sovran.Përmes një postimi, Rama ka thënë se referendumi u zhvillua në një prej periudhave më të vështira të historisë së Kosovës dhe përfaqësoi kërkesën e qytetarëve për të vendosur vetë për të ardhmen e tyre.
Lajme
Perparim Rama kujton referendumin e vitit 1991: Një popull, një vullnet

Rama ka theksuar gjithashtu se referendumi i shtatorit 1991 i parapriu zgjedhjeve të para shumëpartiake të 24 majit 1992, raporton Gazeta Blic.Në postimin e tij, kryetari i Prishtinës ka përmendur edhe rolin e Presidentit historik Ibrahim Rugova në periudhën kur, sipas tij, Kosova po ndërtonte institucionet e saj dhe po artikulonte para bashkësisë ndërkombëtare kërkesën për liri, pavarësi dhe demokraci.
“35 vjet më vonë, e kujtojmë këtë referendum jo vetëm si një datë të historisë, por si dëshmi se Republika e Kosovës u ndërtua mbi vullnetin, qëndresën dhe sakrificën e qytetarëve të saj”, ka shkruar Rama.Ai e ka cilësuar kujtesën historike si përgjegjësi ndaj brezave që kontribuuan në ndërtimin e shtetit dhe ndaj brezave të ardhshëm.



