Arton Demhasaj ka thënë se nëse flasim për dozën e popullizmit, Përparim Rama mund t’ia bëjë opozitën Albin Kurtin.

“Me popullizëm e shmekerizëm, Përparim Rama mendoj se mund t’ia bëjë opozitën Albin Kurtin”, tha Demhasaj duke përmendur edhe emra tjerë që munden me udhëheqë LDK-në.

Sipas tij Përparim Rama për dallim prej Abdixhikut ai po bënë thirrje për unitet në LDK-në, dhe nëse mbahen zgjedhjet ai mundet me qenë kryetar i ardhshëm i LDK-së./gazeta10/