Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kryeqyteti synon të bëhet metropol. “Ne jemi kryeqytet që duam të bëhemi metropol, nuk jemi sikur para 50 vitesh. Na duhet me pas qendër të definuar, me sheshin Xhorxh Bush me sheshin Nënë Terezë me pjesën e vjetër të qytetit, e që ndërlidhet deri te rrethi i Flamurit. Ndërlidh 10 lagjet më të mëdha të Prishtinës, për makina është unaza e brendshme”, tha Rama në RTV21. Ai tregoi se unaza e jashtme e zhbllokon trafikun në Prishtinë. “Ne kemi tregu çka e zhbllokon trafikun, unaza e jashtme. Ata vetëm një nënshkrim duhet, nga një ministër, ajo e ka ndërprerë këtë proces. Mas 4 vitesh iu del gjumi, por edhe me ua dhanë mundësinë, nuk kanë guxim as profesionalizëm, kjo kishte me qenë gjëja më e keqe me i ndodh Prishtinës, që e lë në kaos kryeqytetin”, tha Rama.