Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përshtati banesën për thertore dhe mbetjet i hidhte në lumin Vjosë, arrestohet 62-vjeçari në Përmet

GD
Gazeta Demos17 korrik 2026 në 11:17
Përshtati banesën për thertore dhe mbetjet i hidhte në lumin Vjosë, arrestohet 62-vjeçari në Përmet

Gjatë kontrollit në pronën e shtetasit me iniciale A. L., u zbulua një ambient i përshtatur si thertore për bagëti të imta, ku u gjetën dhjetëra kafshë në proces therjeje, si dhe të tjera të therura. Po ashtu, u sekuestruan dhjetëra matrikuj bagëtish, të dyshuara si të falsifikuara, shkruan rtsh.al .

Hetimet zbuluan gjithashtu një tubacion përmes të cilit mbetjet e therjes derdheshin direkt në lumin Vjosë, duke ndotur ujërat dhe mjedisin përreth.

AKU bllokoi menjëherë ambientin ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm dhe gjobiti pronarin me 200 mijë lekë të rinj.

62-vjeçari u arrestua për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Ndotja e ujërave”.

Ndërkohë, janë proceduar penalisht edhe dy veterinerë, L. D., 54 vjeç, dhe Y. H., 66 vjeç, të dy banues në Përmet, të dyshuar për “Shpërdorim detyre”, pasi, sipas Policisë, nuk kanë ushtruar kontrollet dhe nuk kanë marrë masat ligjore për bagëtitë e 62-vjeçarit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve.

Më shumë nga Lajme

  • 21:42Senatorja amerikane përshëndet vendimin e Kosovës për t’iu bashkuar misionit në Gaza: Faleminderit që iu përgjigjët thirrjes
  • 21:42Aleanca bojkoton seancën konstituive, Gjini: Shkelje e Kushtetutës dhe fyerje për deputetët e popullin
  • 21:41Valon Syla: Fotografitë e luftës së UÇK-së, dëshmi e historisë dhe e lirisë së Kosovës
  • 21:39Bujar Haradinaj: Dëshmitë në Speciale u përgatitën në një ‘kuzhinë’ tjetër – besoj se ish-krerët e UÇK-së do të kthehen
  • 21:38Ndryshojnë rregullat për udhëtim në Tajlandë, ja çfarë duhet të bëjnë kosovarët