Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pesë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Krasniqi: Kosova kërkon atë që u takon bijve të saj, drejtësi, të vërtetën dhe liri për çlirimtarët

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2025 në 10:20
Pesë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Krasniqi: Kosova kërkon atë që u takon bijve të saj, drejtësi, të vërtetën dhe liri për çlirimtarët

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkruar sot kur janë bërë pesë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se sot, pesë vite më parë janë ndaluar padrejtësisht katër nga udhëheqësit kryesorë të luftës çlirimtare, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. ndërsa ka thënë se procesi po vazhdon të zvarritet, padrejtësia të rritet dhe e vërteta që e njohim dhe e dimë ende se ka marrë verdiktin që e meriton.

“Ata shkuan në Hagë me kokën lart, pa u fshehur, pa u ankuar, pa kërkuar privilegje. Shkuan si burrështetas, si ushtarë të lirisë, me besim në drejtësi, me dinjitetin që ua dha historia dhe me dashurinë që ia dhanë Kosovës. Dhe kjo histori e vendit tonë nuk mund të rishkruhet në asnjë gjykatë. Ajo është shkruar me gjak, me sakrificë dhe me qëndresën e një populli që nuk u përkul kurrë. Për 1,826 ditë, ata dhe familjet e tyre kanë përballuar vuajtjen me qetësi, me durim e me besim. Për hir të së vërtetës dhe të drejtësisë. Sot, pesë vjet më vonë, me mirënjohje, mall e krenari, Kosova kërkon asgjë më pak se atë që u takon bijve të saj: Drejtësi, të vërtetën dhe liri për çlirimtarët”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Postimi i plotë:

Pesë vjet më parë, u ndaluan padrejtësisht katër nga udhëheqësit kryesorë të luftës çlirimtare: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Pesë vjet më vonë, procesi po vazhdon të zvarritet, padrejtësia të rritet ndërsa e vërteta që ne e njohim dhe e dijmë, ende s’e ka marrë verdiktin që e meriton.

Ata shkuan në Hagë me kokën lart, pa u fshehur, pa u ankuar, pa kërkuar privilegje. Shkuan si burrështetas, si ushtarë të lirisë, me besim në drejtësi, me dinjitetin që ua dha historia dhe me dashurinë që ia dhanë Kosovës.

Dhe kjo histori e vendit tonë nuk mund të rishkruhet në asnjë gjykatë. Ajo është shkruar me gjak, me sakrificë dhe me qëndresën e një populli që nuk u përkul kurrë.

Për 1,826 ditë, ata dhe familjet e tyre kanë përballuar vuajtjen me qetësi, me durim e me besim. Për hir të së vërtetës dhe të drejtësisë.

Sot, pesë vjet më vonë, me mirënjohje, mall e krenari, Kosova kërkon asgjë më pak se atë që u takon bijve të saj: Drejtësi, të vërtetën dhe liri për çlirimtarët!

Më shumë nga Lajme

  • 22:14Ngjarjet në Kuvend, Prokuroria thotë se u kërcënua një polic – autorizon policinë t’i sigurojë pamjet
  • 22:06Kadaj-Bujupi: Aksioni politik është e kundërta e përplasjes fizike
  • 21:58OVL UÇK dënon kërcënimin ndaj Haradinajt: Ky veprim kërkon proces të rreptë ligjor
  • 21:50Ramadani për personin e arrestuar: S’është mërgimtar, Haxhiu dhe Dehari do të japin përgjegjësi që e lanë të hyjë
  • 21:49Pas tensioneve në Kuvend, a e ftoi Kurti PDK-në për t’u takuar? Çitaku tregon