Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, e ngarkuar nga regjimi serb për propagandë kundër Kosovës, Petar Petkoviq, i ka kërkuar shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, që misioni të angazhohet për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë, të planifikuara për 25 tetor, transmeton Paparaci.
Në një letër drejtuar OSBE-së, Petkoviq është thirrur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe në mandatin e OSBE-së, duke argumentuar se “misioni ka përgjegjësi për organizimin dhe mbikëqyrjen e zgjedhjeve”. Ai ka përmendur zgjedhjet e viteve të mëparshme, përfshirë ato të vitit 2020, kur në Kosovë kishte 90 vendvotime dhe 20 qendra për grumbullimin e materialit zgjedhor.
Petkoviq ka kërkuar që për zgjedhjet e 25 tetorit të zbatohet i njëjti model si në vitin 2020, me angazhimin e OSBE-së dhe bashkëpunimin e aktorëve relevantë, përfshirë KFOR-in dhe EULEX-in. Ai ka kërkuar gjithashtu një përgjigje të shpejtë nga shefi i OSBE-së në Kosovë, duke iu referuar afateve ligjore që lidhen me përgatitjen e procesit zgjedhor




