Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Po vdes, Nait” – Hasani rrëfen momentet e tmerrshme nga masakra e Burgut të Dubravës

GD
Gazeta Demos14 prill 2026 në 19:57
“Po vdes, Nait” – Hasani rrëfen momentet e tmerrshme nga masakra e Burgut të Dubravës

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, i mbijetuar nga masakra në Burgun e Dubravës, ka rrëfyer momentet e tmerrshme të përjetuara atje gjatë luftës në Kosovë.

Në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, ka thënë se ka pasur shumë momente të rënda.

“A ka ma vështirë se sa kur i sheh duke të gjujt me të vra? Kemi qenë rreth 600 veta dhe kanë gjujatur në tona anët prej kandit. A ka ma rëndë? A ka ma rëndë se kur i sheh njerëzit tu ra sikur, që thonë dujt tu ra, tu u rrxu, edhe tu i mbulu gjaku, tymi e të gjitha? Kur e sheh që i vdekuri e mbulon të gjallin? 23 orë ka qëndru Bedri Kokalla ashtu. Sot ai është gjallë. Dhe kur i sheh të gjithë ata në kuzhinë aty, pa asnjë shpresë…”, tha Hasani në emision

Ai tregoi se ka pasur të plagosur nga të burgosurit, e të cilët thotë se në ndërkohë edhe vdisnin pasi nuk kishin asgjë për t’i trajtuar plagët e tyre.

I mbijetuari i Masakrës së Dubravës ka treguar edhe për ish të burgosurin tjetër, Ferit Tafallari, i cili thotë t’i ketë thënë që ta lajmërojë familjen se “unë vdiqa”.

“Ma let ka qenë me na vra e mos me e përjetu. Ma e rana është kur i sheh njerëzit drejtpërdrejtë dhe ti duhesh me iu dhanë shpresë se ti ki me jetu. Ai thotë se nëse del dikush gjallë, a ka mundësi me ma lajmëru familjen, me i thanë se ‘unë vdiqa’. Hala e ka plumbim Ferit Tafallari, tre plumba i ka pas. Më tha, ‘unë po vdes, Nait’. Thash ti nuk vdes, nuk guxon me vdek, duhesh me i dhënë zemër këtyre njerëzve”, tha mes tjerash Hasani.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 08:12Aksident i rëndë në Kliqinë, një i vdekur dhe tre të lënduar
  • 08:11MIT: Sot s’ka kufizime në qarkullim për automjetet mbi 20 tonë
  • 08:11PDK-ja me deputetët e saj edhe sot në sallën e Kuvendit, kërkojnë vazhdimin e seancës
  • 08:10Sot përurohet sheshi “Qamil Hoxha” në Prishtinë
  • 08:08Parashikimi i motit për ditën e sotme