Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin e Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, qëllimi i të cilit është themelimi, organizimi dhe përcaktimi i kompetencave të Byrosë Shtetërore për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, si dhe përcaktimi i procedurës për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Këtë ligj dje e procedoi për Qeveri ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Po ashtu, në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar Projektligjin për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit dhe Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, përmes të cilit përcaktohen rregullat e rekrutimit, vlerësimit të performancës, kontrollit të integritetit, statusit dhe çështje tjera lidhur me gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Kosovës.
Qeveria miratoi edhe Projektligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, i cili ka për qëllim të rregullojë sistemin e përgjegjësisë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Kosovës, duke përcaktuar parimet, procedurat, organet kompetente dhe masat disiplinore që zbatohen në rast të shkeljeve të përcaktuara të detyrimeve si gjyqtarë, përkatësisht prokurorë.
Po ashtu, Qeveria miratoi edhe një sërë vendimesh tjera:
Njoftimi i plotë:
Qeveria e Republikës së Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka:
Miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin e Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, qëllimi i të cilit është themelimi, organizimi dhe përcaktimi i kompetencave të Byrosë Shtetërore për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, si dhe përcaktimi i procedurës për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Miratuar Projektligjin për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit dhe Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, përmes të cilit përcaktohen rregullat e rekrutimit, vlerësimit të performancës, kontrollit të integritetit, statusit dhe çështje tjera lidhur me gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Kosovës.
Miratuar Projektligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, i cili ka për qëllim të rregullojë sistemin e përgjegjësisë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Kosovës, duke përcaktuar parimet, procedurat, organet kompetente dhe masat disiplinore që zbatohen në rast të shkeljeve të përcaktuara të detyrimeve si gjyqtarë, përkatësisht prokurorë.
Miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin Nr.08/L-249.
Miratuar Projektligjin për Akademinë e Drejtësisë, qëllimi i të cilit është të sigurojë zhvillimin profesional dhe cilësor, të vazhdueshëm dhe të standardizuar të gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve të tjerë të lidhur me sistemin e drejtësisë.
Miratuar Projektligjin për Energjinë, përmes të cili bëhet përcaktimi i parimeve dhe rregullave të përgjithshme që rregullojnë aktivitetet në sektorin e energjisë në Republikën e Kosovës, për të siguruar furnizim të sigurt, të qëndrueshëm dhe cilësor me energji, për të mundësuar pjesëmarrjen aktive në tregjet rajonale dhe panevropiane të energjisë dhe për të krijuar kushte për një treg të hapur, transparent dhe konkurrues, që ofron çmime të përballueshme të energjisë të bazuara në treg, mbrojtje dhe fuqizim të konsumatorit, përfshirë mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm, integrimin e energjisë nga burimet e ripërtërishme, si dhe përmirësimin dhe mbrojtjen e mjedisit dhe klimës.
Miratuar Projektligjin për Energjinë Elektrike, qëllimi i të cilit është përcaktimi i rregullave dhe masave për sektorin e energjisë elektrike, për të garantuar furnizim të sigurt, të qëndrueshëm dhe cilësor me energji elektrike me çmime të përballueshme dhe transparente për konsumatorët fundorë, duke adresuar njëkohësisht caqet klimatike të vendit.
Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Projektin e Lojërave Mesdhetare XXI në Kosovë.
Miratuar Projektligjin për Inovacion dhe Ndërmarrësi, qëllimi i të cilit është të përcaktojë parimet, rregullat, organizimin dhe mekanizmat institucionalë për mbështetjen, promovimin dhe nxitjen e aktiviteteve inovative dhe ndërmarrëse, me qëllim të përshpejtimit të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, shoqëror dhe mjedisor në Republikën e Kosovës.



