Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia e Kosovës e gatshme për planin policor për siguri gjatë “Zgjedhjeve lokale 2025”

GD
Gazeta Demos9 tetor 2025 në 16:06
Policia e Kosovës e gatshme për planin policor për siguri gjatë “Zgjedhjeve lokale 2025”

Sot është mbajtur një takim lidhur me angazhimin e Policisë së Kosovës në implementimin e planit policor për “Zgjedhjet lokale 2025”.

Në këtë takim morën pjesë stafi i lartë menaxhues, drejtorët e departamenteve, divizioneve dhe drejtorive rajonale, të cilët u njoftuan lidhur me planifikimet, vlerësimet dhe angazhimet policore në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, si një proces mjaft i rëndësishëm për vendin.

Drejtori Hoxha, gjatë këtij takimi, diskutoi për planin e zgjedhjeve lokale, ku potencoi se krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve, është primare për Policinë e Kosovës, andaj Hoxha kërkoi që “ky plan të zbatohet me profesionalizëm dhe me përkushtim të lartë, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet tjera të përfshira në këtë proces”.

Në komunikatën për media thuhet se Policia e Kosovës, për zgjedhjet lokale do të angazhojë një numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës, si dhe ka marrë masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në dhe institucionet tjera të angazhuara në këtë proces.

“Njëkohësisht nga të pranishmit u diskutua edhe rreth inicimit dhe procedimit të çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrjes së të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj”, thuhet tutje në komunikatë.

Më shumë nga Lajme

  • 23:55Vreshtarët e Rahovecit në vështirësi për shitjen e rrushit: Çmimi i ulët, 50 euro mëditja punëtorit
  • 23:32Pas urdhrit të Trump, Google Maps i ndryshon emrit liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”
  • 23:12E diela e fundit e gushtit sjell fluks masiv, radhë kilometrike në Shëngjin dhe Balldren–Milot
  • 22:37Shkollat e Mramorit dhe Grashticës gati për 1 Shtatorin, Elshani: Investimet do të vazhdojnë në çdo lagje e fshat
  • 22:36Bekim Sejdiu u përfol për president, analistët me vlerësime e dyshime