Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia e Kosovës pranon donacion me pajisje teknologjike nga Ambasada Gjermane

GD
Gazeta Demos27 tetor 2025 në 16:01
Policia e Kosovës pranon donacion me pajisje teknologjike nga Ambasada Gjermane

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar donacion me pajisje teknologjike nga Ambasada Gjermane në Kosovë.

Ky donacion, sipas postimit të Policisë në Facebook, përfshin disa kompjuterë, monitorë, Ipadë dhe Smart Board modern, që vijnë si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Policisë Federale Gjermane (BKA), e cila u realizua përmes Zyrës së Ndërlidhësit Policor Gjerman.

Qëllimi i këtij donacioni, siç u tha, ka qenë avancimi i shërbimeve policore të ILECU-t, në kuptim të ngritjes së kapaciteteve policore për një shërbim edhe më profesional e cilësor.

“Në takimin e mbajtur në mes të drejtorit të Përgjithshëm kolonel Gazmend Hoxha dhe ambasadorit gjerman z. Rainer Rudolph, u theksua rëndësia e këtij bashkëpunimi, si dhe angazhimi i përbashkët në arritjen e qëllimeve madhore për projektet të cilat kanë për qëllim avancimin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit morën pjesë stafi i lartë menaxhues i PK-së, Drejtorisë së ILECU-t si dhe stafi i Ambasadës Gjermane të cilët janë bartës të këtij projekti.

Policia e Kosovës shpreh falënderimin e saj për Ambasadën Gjermane në Kosovë, për mbështetjen e vazhdueshme dhe thekson se ky donacion do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve policore të Drejtorisë së ILECU-t”, shkruhet në postim.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Endrit Thaçi publikon foton e Vedat Muriqit me mesazhin për çlirimtarët: Krejt Kosova UÇK!
  • 23:37Kurti pas fitores së Kosovës: Lojë e shkëlqyeshme sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”
  • 23:27Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim”, reagon djali i Jakup Krasniqit
  • 22:57Rama reagon pas arrestit shtëpiak ndaj Vlora Hysenit: Askush nuk është mbi ligjin
  • 22:48Tarifat dhe çmimet e ilaçeve, presidentja e Parlamentit Europian: Gjermania të negociojë me administratën Trump