Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj – Viktima një 32 vjeçar, dy persona ndalohen për 48 orë

GD
Gazeta Demos29 qershor 2026 në 08:28
Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj – Viktima një 32 vjeçar, dy persona ndalohen për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma në një banesë në Ferizaj, ku një 32-vjeçar mbeti i vrarë nga arma e zjarrit.

Sipas Policisë Rajonale të Ferizajt, rreth orës 22:50 është pranuar informata se një person ishte gjetur pa shenja jete në një banesë në katin e nëntë të një objekti banesor në rrugën “Sejdi Sejdiu”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, hetuesit rajonalë, krim-teknikët dhe prokurori për Krime të Rënda.

Viktima është identifikuar me inicialet F.H., 32 vjeç, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.

“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është konstatuar një plagë që dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas hetimeve fillestare, ngjarja ka ndodhur në banesën e M.B. (48 vjeç), ku në momentin e incidentit ndodheshin edhe bashkëshortja e tij dhe vajza A.R. (24 vjeçe).

Policia njofton se 24-vjeçarja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, ekziston dyshimi i bazuar se rasti ndërlidhet me veprën penale ‘Vrasje e rëndë’”, thuhet më tej.

Me vendim të prokurorit, M.B. është ndaluar për 48 orë, ndërsa edhe ndaj A.R. është lëshuar vendim për ndalim prej 48 orësh, por ajo vazhdon të trajtohet në QKUK.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa Sektori i Hetimeve Rajonale, në koordinim me Prokurorinë, po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Më shumë nga Lajme

  • 16:36Shenoll Muharremi i përgjigjet Nasim Haradinajt: Çka po përfitojmë nëse e kallim Kosovën?
  • 16:34Hoxha flet rreth armatimit që u gjet në veri
  • 16:30Ilir Kërçeli- Avdullah Hotit: Na trego qysh e shitet thëngjillin 8 euro për ton?
  • 16:28Armatimi në veri, Sveçla jep detaje
  • 16:17Mërgimtari nga Mitrovica: Thaçi është legjendë, trim, burrështetas, çlirimtar, e ka sjellë pavarësinë – nuk është si Albin Kurti, frikacak