Presidenca ka publikuar komentet që presidentja Osmani ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e konstituimit të Kuvendit.
Osmani ka kërkuar nga Kushtetuesja që “të mos lejojë që cilado parti politike apo komunitet të ketë të drejtën e vetos në procese jetike për shtetin, sic është konstituimi i organit më të lartë përfaqësues të tij”.
