Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa pjesë të qytetit të Prizrenit do të përballen me ndërprerje të përkohshme dhe furnizim të pjesshëm me ujë, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në stacionet e pompimit Galeria 1 dhe Galeria 2.Sipas njoftimit, pa furnizim të rregullt me ujë mund të mbesin pjesërisht lagjet Kurillë, Bazhdarhane, Dardania, Nënkalaja, Tusuz, Tabakhane dhe Haqamahalla, si dhe rrugët Pal Paluca e Janina dhe zona e Shatërvanit.
“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve deri në rikthimin e energjisë elektrike dhe normalizimin e furnizimit me ujë”, thuhet në njoftimin e KRU-së.
