Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj zyrtarit të Arkivit të Prishtinës, ndalohen 48 prona milionëshe

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2026 në 16:16
Prokuroria kërkon paraburgim ndaj zyrtarit të Arkivit të Prishtinës, ndalohen 48 prona milionëshe

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj një të dyshuari për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Sipas njoftimit, i pandehuri M.B., gjatë vitit 2023, në Prishtinë, në cilësinë e personit zyrtar, përgjegjës për arkivin në Depon e Arkivit Ndërkomunal të Prishtinës, dyshohet se duke shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar, ka tejkaluar kompetencat dhe nuk ka përmbushur detyrat zyrtare lidhur me verifikimin e autenticitetit të dokumentacionit arkivor.

“Po ashtu, ekziston dyshimi se i pandehuri M.B., me qëllim të mundësimit të përfitimit të kundërligjshëm të të drejtave pronësore për personin tjetër me inicialet N.J., i cili aktualisht gjendet në arrati, ka ndihmuar në përdorimin e dokumenteve publike të falsifikuara, duke mundësuar që prona publike në mënyrë të kundërligjshme të kalojë në emër dhe posedim të personit N.J.”, thuhet në njoftim.

Prokurori i Shtetit, sipas njoftimit, në kuadër të veprimeve hetimore dhe me qëllim të parandalimit të tjetërsimit apo humbjes së pasurisë që dyshohet se ndërlidhet me veprimtarinë e kundërligjshme, ka lëshuar urdhër për ndalimin e përkohshëm të 48 parcelave pronësore, vlera e përgjithshme e të cilave dyshohet të arrijë në miliona euro.

prokuroriandajarkivit

Të ngjashme

Rasti i Arlindës: Shtyhet seanca ndaj Jeton Sylaj për kanosje

Rasti i Arlindës: Shtyhet seanca ndaj Jeton Sylaj për kanosje

20:47
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Jeton Sylajt, ja kur pritet të mbahet

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Jeton Sylajt, ja kur pritet të mbahet

12:07
Rama: Pa ndryshim të qasjes ndaj Kosovës, fantazma e së kaluarës do ta përndjekë Beogradin

Rama: Pa ndryshim të qasjes ndaj Kosovës, fantazma e së kaluarës do ta përndjekë Beogradin

08:44
Mbappe mungon ndaj Italisë, Zidane e fton Mayulun

Mbappe mungon ndaj Italisë, Zidane e fton Mayulun

19:38

Më shumë nga Lajme

  • 21:25Zëdhënësi i Aleancës ironizon rëndë me VV-në, ua barazon sloganet me skandalet në pushtet: “Me zemër” punësimet në KEK, “Erdhi dita” shtrenjtimi i rrymës…
  • 21:25Balaj: Partitë opozitare më shumë bëjnë beteja brenda partive të tyre, sesa me pushtetin
  • 21:25Haxhiu thotë se LPK, LDK, Drenica, Dukagjini bashkë dhe Shqipëria ishin katër shtyllat pse nisi lufta në Kosovë
  • 21:22Asnjë shqiptar në 80 punësimet e reja në Spitalin e Kumanovës
  • 21:14Haradinaj: Pas dy vitesh bllokadë, Qeveria dhe opozita kanë hyrë në apati politike