Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Zëdhënësi i Aleancës ironizon rëndë me VV-në, ua barazon sloganet me skandalet në pushtet: “Me zemër” punësimet në KEK, “Erdhi dita” shtrenjtimi i rrymës…

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2026 në 21:25
Zëdhënësi i Aleancës ironizon rëndë me VV-në, ua barazon sloganet me skandalet në pushtet: “Me zemër” punësimet në KEK, “Erdhi dita” shtrenjtimi i rrymës…

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar me sloganet e Lëvizjes Vetëvendosje, duke i lidhur ato me zhvillimet dhe kritikat ndaj qeverisjes së kësaj partie gjatë gjashtë viteve në pushtet.

Në një reagim të publikuar në Facebook, Xhemaili ka renditur disa nga sloganet e njohura të VV-së, duke pretenduar se ato janë jetësuar, por jo në shërbim të qytetarëve, por të interesave partiake.

Duke iu referuar sloganit “Me zemër”, Xhemaili ka përmendur punësimet në KEK, për të cilat pretendon se janë bërë në baza partiake.

Ndërsa sloganin “Erdhi dita” e ka lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe vështirësitë e qytetarëve për të përballuar faturat.

Ai ka ironizuar edhe me sloganin “Krejt dhe drejt”, duke përmendur mbi një miliard euro të shpenzuara për importin e energjisë, si dhe me “Bashkë Qeverisim”, duke ngritur pretendime për ndërhyrje politike në punësime.

Në reagimin e tij, Xhemaili ka përmendur edhe sloganet “Cep më cep”, “Mos lësho pe” dhe “Krejt për shtet, shtet për krejt”, duke i ndërlidhur me paralajmërimet për vështirësi energjetike, përgjimet e publikuara dhe akuzat për keqpërdorime.

Në fund të reagimit, zëdhënësi i Aleancës i është drejtuar Prokurorisë me thirrjen: “Prokuroria, provat janë publike, qitja pikën!”

sloganetzëdhënësialeancës

Më shumë nga Lajme

  • 22:11Bashkëpunimi LVV-PDK, Çollaku: I imponuar për shkak të procesit të Apelit në Hagë
  • 21:59“M’ke thonë ‘ko me t’bo masazh’” – Nesër del për herë të parë para gjykatës profesori, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve
  • 21:58Ejupi: Kosova duhet ta blejë rrymën më herët për çmime më të lira, jo vetëm një ditë përpara
  • 21:55Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit viziton Serbinë
  • 21:52“Mungesa e informacioneve nga Serbia pengon gjetjen e të zhdukurve”