Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prokuroria kërkon paraburgimi për Egzon Reshanin me të kaluar kriminale, dosja e Prokurorisë

GD
Gazeta Demos5 gusht 2026 në 12:38
Prokuroria kërkon paraburgimi për Egzon Reshanin me të kaluar kriminale, dosja e Prokurorisë

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prizren kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Egzon Reshanit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer disa vepra penale dhe ekzistimit të kushteve ligjore për caktimin e kësaj mase.

Sipas Prokurorisë, Reshani ka qenë në kërkim mbi bazën e dy urdhërarresteve aktive, si dhe ndaj tij kanë qenë të lëshuara letër-rreshtim vendor dhe ndërkombëtar, të nxjerra nga gjykata kompetente me kërkesë të Prokurorisë.

Kërkesa për paraburgim është paraqitur lidhur me procedurat penale që zhvillohen ndaj të pandehurit për veprat penale “Detyrimi”, “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” si dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale në vazhdimësi”.

Përveç procedurës penale për të cilën është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit janë në zhvillim edhe procedura të tjera penale në Prokurorinë Themelore në Prizren, përkatësisht në Departamentin për Krime të Rënda dhe Departamentin e Përgjithshëm, si dhe në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Këto procedura kanë të bëjnë me dyshimet për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, duke përfshirë edhe veprën penale “Kanosja” drejtuar ndaj zyrtarëve shtetëror.

“Prokuroria vlerëson se në këtë fazë të procedurës penale ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, duke marrë parasysh se i pandehuri ka qenë për një kohë të gjatë i pakapshëm për organet e drejtësisë, ka qenë subjekt i urdhër arresteve dhe letër-rreshtimit vendor e ndërkombëtar, si dhe ekziston rreziku i ikjes dhe i pengimit të zhvillimit të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

penaleprokuroriaprokurorisë

Të ngjashme

Sulmuan gazetarët, një i dyshuar ndalohet për 48 orë

Sulmuan gazetarët, një i dyshuar ndalohet për 48 orë

16:04
Prokuroria autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve policore gjatë protestës së 5 tetorit

Prokuroria autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve policore gjatë protestës së 5 tetorit

16:35

Më shumë nga Lajme

  • 15:36Nëna Stanë mes mirënjohjes dhe harresës
  • 15:19BE reagon sërish: Gjykata Speciale po vendo drejtësi, bazuar në parimin dhe përgjegjësitë individuale penale
  • 15:18Bllokimi i minatorëve, Zema - Qeverisëj: Mashtrimi nuk është zgjidhje
  • 14:44Kurti për takimin me Presidenten: E falënderova që na gëzoi duke pranuar këtë përgjegjësi
  • 14:32Gazi lotsjellës pa afat, Ramadani kërkon hetime: Secili duhet të japë përgjegjësi