Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme kundër Gjykatës Speciale.
“Kemi apeluar që nesër sa më shumë njerëz të jenë në Prishtinë, ta mbrojmë drejtësinë, ta mbrojmë shtetin e Kosovës”, deklaroi Muharremaj në DPT Te Fidani.
Ai theksoi se të akuzuarit që ndodhen në Hagë nuk janë atje për interesa personale, por për të mbrojtur vlerat e luftës dhe shtetësisë.