Në natën e nëntë të protestës “Jo në emrin tim”, reflektorët në sheshin “Skënderbeu” u kthyen nga objekti i Qeverisë së Kosovës. Me këtë veprim, protestuesit kërkuan votimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
“Reflektorët po i kthejmë nga objekti i Qeverisë. Votojeni ligjin për Dhomat e Specializuara, durimi ynë po mbaron”, ishte mesazhi që përcolli organizatori i protestës, Çlirim Haziri.

