Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Qeveri e turpit”, Gucati në varrimin e babait të Calit: Dhashtë Zoti të mos vijë më në pushtet

GD
Gazeta Demos26 dhjetor 2025 në 14:10
“Qeveri e turpit”, Gucati në varrimin e babait të Calit: Dhashtë Zoti të mos vijë më në pushtet

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, ka hedhur kritika të rënda ndaj Gjykatës Speciale, por edhe ndaj qeverisë në detyrë të Kosovës.

Komentet, ai i bëri gjatë ceremonisë së varrimit të babait të Salih Mustafës – Calit, i cili është dënuar nga Gjykata Speciale me 15 vite burg dhe nuk i është dhënë leja të marrë pjesë në varrimin e të atit.

Ai tha se kjo gjykatë është shumë e dëmshme për vendin.

“Unë e di që Cali, mes dhimbjes do ta gjejë edhe forcën. E dimë që kjo gjykatë është shumë e dëmshme për vendin. Është dashur që ta lejojë Calin për vizitë humanitare para 5-6 dite. Por ja që as sot nuk e liruan, ndonëse menduam se do ta lironin, për varrim. Cali është i dënuar me 15 vite burg, padrejtësisht, me dëshmitarë të rrejshëm e falsifikuar dhe me dosje të rrejshme”.

“Cali e gjen forcën e kurajën, sepse ai ka qenë i fortë edhe në luftë, edhe në burgjet e ish-Jugosllavisë. Njerëzit që i ka brenda Cali, presidenti dhe të tjerët, do t’i japin forcë dhe kurajë”.

“Unë do ta ngushëlloj Calin dhe familje e tij këtu përmes mediave”, u shpreh Gucati.

Qeverinë në detyrë të Kosovës, ai e quajti “qeveri të turpit”.

“Shteti i Kosovës, qeveria në detyrë, ministria në detyrë e Drejtësisë, është dashur që dje ta dërgojë një letër në Qendër të Paraburgimit, dhe gjykata ka të drejtë ta lejojë Calin të marrë pjesë në varrim sepse ka një verdikt për të. Por ne po e shohim këtë qeveri dhe çfarë ka qenë më herët, dhe nuk presim asgjë dhe s’kemi pritur as më parë. Kjo qeveri është për turpin e shqiptarëve që është në pushtet. Dhashtë Zoti të mos vijë më në pushtet se është dashur të interesohet për qytetarët e vet. Jo për luftëtarë, sepse ata janë qytetarë të Kosovës. Kjo qeveri është dashur dje të dërgojë një letër në Qendrën e Paraburgimit që Cali të jetë sot në varrim, të paktën t’i thotë lamtumirë babait të tij, dy grushta dhe t’ia qesë mbi”, u shpreh Gucati.

Ai u shpreh se mbrojtja e Calit ka bërë kërkesë dje herët në Hagë që ai të lirohet për së paku katër orë të jetë këtu, por shtoi se nuk ka përgjigje.

“Por, po e shihni se çfarë gjykate është kjo. Kjo gjykatë më shumë u përket burgjeve serbe, apo të ish-Jugosllavisë, apo Rusi, Kore apo Kinë. Kjo nuk është gjykatë e Evropës, këtu s’ka fare drejtësi”, deklaroi Gucati.

Hysni Gucati

Më shumë nga Lajme

  • 09:56Arrestohen dy burra në Podujevë: Dyshohet se rrahën një grua, dërgohet në QKUK
  • 09:46Kryeziu - Çitakut: Për çfarë uzurpimi po flisni kur Kurti ka marrë dyfishin e votave të PDK-së?
  • 09:21Përfshihet nga flakët një veturë në autostradën “Arbën Xhaferi”
  • 09:20PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive për nesër në ora 11:00
  • 09:05Rriten sërish çmimet e karburanteve, këto janë tarifat maksimale për sot