Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Qeveri më të poshtër s’ka me pasë Kosova”, Supremja pranon ankesën e PDK-së, refuzon të VV-së

GD
Gazeta Demos29 shtator 2025 në 16:00
“Qeveri më të poshtër s’ka me pasë Kosova”, Supremja pranon ankesën e PDK-së, refuzon të VV-së

Gjykata Supreme e Kosovës, ka pranuar si të themeltë ankesën e subjektit politik të Partisë Demokratike të Kosovës, ku ka ndryshuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i datës 23.09.2025, dhe u vendos po ashtu që të refuzohet e pathemeltë ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje e datës 20.09.2025.

Nga shkresat e lëndës rezulton se më datë 20 shtator PZAP-i, ka pranuar një ankesë nga LVV. Nga ana tjetër, PDK, ka ushtruar përgjigje në ankesë, me të cilën e ka kundërshtuar në tërësi ankesën e subjektit politik, Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas pranimit të përgjigjes në ankesë të PDK-së, PZAP-i, ka nxjerr vendimin ZL.Anr.49/2025, të datës 23.09.2025, me të cilën e ka aprovuar ankesën e VV-së duke vendosur si në dispozitiv të vendimit të ankimuar.

PZAP, në arsyetim të vendimit të saj ndër të tjera ka theksuar se:

“Paneli, pas shikimit të provave përkatësisht link-ut të ofruar si provë materiale, ka vërejtur se në tubimin e subjektit politik PDK, të mbajtur në Skenderaj, kandidati për kryetar të Komunës së Skenderaj, Sami Lushtaku, në tubimin me qytetarë të mbajtur në këtë qytet më datë 19.09.2025, për qëllime elektorale, ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese, duke deklaruar “Qeveri më të poshtër, Qeveri ma mashtruese, Qeveri më antikombëtare nuk besoj që ka me pas Kosova”. Andaj për Panelin përdorimi i një gjuhe të tillë është në kundërshtim me nenin 34 paragrafi 1 nën paragrafi 1.11, të Ligjit Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, në të cilin nen në mënyrë decidive thuhet se: “Gjatë periudhës së fushatës, subjekti politik, mbështetësit ose kandidatët e tij, ndalohen nga bërja e ndonjërës si në vijim: 1.11. përdorimi i gjuhës, në formën e shkruar ose gojore, që nxit ose provokon, ose që mund të nxisë ose provokojë, një person tjetër për të kryer një akt të dhunës kundër personave tjerë ose pasurisë, ose e cila nxit apo mund të nxisë urrejtje kundrejt të tjerëve, ose duke publikuar ose përdorur fotografi, simbole ose çfarëdo lloj materiali tjetër që ka ose mund të ketë ndikim të tillë””.

Lidhur me këtë, Gjykata Supreme e Kosovës, ka vlerësuar se PZAP nuk ka arritur të konstatojë drejtë dhe saktë gjendjen faktike dhe nuk e ka zbatuar drejtë të drejtën materiale, për faktin se nga provat që gjenden në shkresat e lëndës nuk rezulton se kemi të bëjmë me shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e Tyre dhe Kandidatët, prandaj ankesa e subjektit politik është aprovuar si e bazuar, ndërsa vendimi i PZAP-së është ndryshuar.

Më shumë nga Lajme

  • 19:57E dhimbshme- Ky është kosovari që vdiq tragjikisht në Finland
  • 19:55Vdes tragjikisht në aksident trafiku një kosovar në Finlandë
  • 19:44‘‘Feja e shqiptarit është shqiptaria’’, Çitaku: Kush fiton kur shqiptari e sheh shqiptarin si armik për shkak të fesë?
  • 19:36Protesta e komunave, a do të jenë pjesëmarrëse të gjitha? Flet Sazan Ibrahimi
  • 19:32Vdekja e Ratko Mladiç, Haga i përgjigjet Beogradit: Kujdesi ndaj tij tejkaloi standardet minimale ndërkombëtare