Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Qeveria në detyrë organizon sot mbledhje komemorative për Hafiz Gagicën

GD
Gazeta Demos29 maj 2026 në 11:31
Qeveria në detyrë organizon sot mbledhje komemorative për Hafiz Gagicën

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, nën patronatin e Zëvendëskryeministres në detyrë, Donika Gërvalla, do të organizojë mbledhje komemorative në nderim të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, Hafiz Gagica.

Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja komemorative do të mbahet sot, më 29 maj 2026, në orën 11:00, në Pallati i Rinisë dhe Sporteve, përkatësisht në Sallën e Kuqe.

Në këtë ngjarje përkujtimore pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, familjarë të të ndjerit, miq e bashkëpunëtorë, si dhe përfaqësues të mërgatës shqiptare nga vende të ndryshme të botës.

Gjatë ceremonisë do të nderohet kontributi i Hafiz Gagicës në organizimin dhe fuqizimin e diasporës shqiptare, në afirmimin ndërkombëtar të çështjes së Kosovës, si dhe në forcimin e lidhjeve ndërmjet mërgatës dhe atdheut.

“Prania juaj do ta nderonte këtë ngjarje përkujtimore. Ju mirëpresim”, thuhet në fund të njoftimit zyrtar.

Ndryshe, Hafiz Gagica ndërroi jetë të mërkurën.

Ai konsiderohej një nga figurat më të rëndësishme të angazhimit politik të diasporës shqiptare dhe për shumë vite ishte bashkëpunëtor i afërt i ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Gagica kishte shërbyer edhe si kryetar i degës së diasporës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke luajtur rol të rëndësishëm në mobilizimin e shqiptarëve jashtë vendit për mbështetjen politike dhe institucionale të Kosovës.

vdekje

Më shumë nga Lajme

  • 13:24“Urime, çlirimtarë!”: Vlora Çitaku uron Thaçin, Veselin e Krasniqin në 27 vjetorin e PDK-së
  • 12:57KFOR-i zhvillon marshime malore në Kosovë, synon rritjen e gatishmërisë së ushtarëve
  • 12:04Senatorja amerikane: Zhvillimet në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në Shqipëri
  • 11:32Hamza në 27-vjetorin e PDK-së: Jemi forca politike me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës
  • 11:10I mbështjellur në pakon e qumështit, SHKK parandalon futjen e një pakoje me narkotikë në Burgun e Dubravës