Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rahovec: Policia sekuestron armë pas publikimit të videove në rrjete sociale

GD
Gazeta Demos7 tetor 2025 në 21:17
Rahovec: Policia sekuestron armë pas publikimit të videove në rrjete sociale

Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe sasi të konsiderueshme municioni në dy raste të ndara në Rahovec, pas publikimit të videove në rrjete sociale ku persona shiheshin duke shtënë me armë zjarri.

Në rastin e parë, një i mitur nga fshati Qifllak kishte shpërndarë një video ku qëllonte me armë. Pas bastisjes në shtëpinë e tij, policia gjeti dhe sekuestroi tri armë të gjata, një pistoletë me dy karikatorë, 207 fishekë të llojeve të ndryshme dhe nëntë gëzhoja kalibër 9 mm.

Në rastin e dytë, një video tjetër e ngjashme çoi në identifikimin e një personi të moshës madhore nga fshati Fortesë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia konfiskoi dy pistoleta dhe një karikator.

Sipas Policisë, me vendim të Prokurorit të Shtetit, për të dy rastet janë iniciuar procedura penale për “mbajtje të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Njëri i dyshuar është ndaluar për 24 orë, ndërsa personi tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Ligje të rëndësishme mbesin pezull, kërkohet miratimi i tyre para 6 tetorit
  • 23:39“OVL -PDK jeni armiku kryesor për mbrojtjen e krerëve në Hagë, s’latë gjë pa bërë qe 27 vjet”, reagon bashkëshorti i Albulena Haxhiut
  • 22:35Kurti uron Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Historia duhet të shërbejë si udhërrëfyes
  • 22:16Dita e Ribashkimit Gjerman, Rudolph: Në Kosovë, ky proces ka një kuptim të veçantë
  • 21:50Takimet me Hamzën e Abdixhikun, Ramadani: Lojë e Kurtit që s’ka qëllime të sinqerta, jam për Ligjin por jo pazaret