Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve do të jepen për shfrytëzim për 99 vjet

GD
Gazeta Demos23 korrik 2025 në 21:38
Rama: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve do të jepen për shfrytëzim për 99 vjet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim të rëndësishëm që u garanton familjeve të dëshmorëve të Republikës së Kosovës të drejtën e shfrytëzimit të banesave komunale për një periudhë 99-vjeçare.

Ky vendim paraqet një vazhdimësi të një politike të nisur vite më parë, kur këto banesa u ishin ndarë këtyre familjeve për periudha më të shkurtra kohore. Kryetari Rama theksoi se tash është koha që këto familje të kenë jo vetëm strehim, por edhe siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë.

“Kjo nuk është një çështje favori, por një hap institucional drejt drejtësisë dhe kujtesës kolektive”, tha Rama, duke shtuar se Prishtina u detyrohet familjeve të dëshmorëve jo vetëm nderim moral, por edhe një trajtim dinjitoz dhe të qëndrueshëm.

Ai shprehu mirënjohje të thellë për sakrificën e këtyre familjeve, të cilat dhanë më të shtrenjtën për lirinë që sot gëzon vendi.

Më shumë nga Lajme

  • 13:24“Urime, çlirimtarë!”: Vlora Çitaku uron Thaçin, Veselin e Krasniqin në 27 vjetorin e PDK-së
  • 12:57KFOR-i zhvillon marshime malore në Kosovë, synon rritjen e gatishmërisë së ushtarëve
  • 12:04Senatorja amerikane: Zhvillimet në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në Shqipëri
  • 11:32Hamza në 27-vjetorin e PDK-së: Jemi forca politike me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës
  • 11:10I mbështjellur në pakon e qumështit, SHKK parandalon futjen e një pakoje me narkotikë në Burgun e Dubravës