Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama i ashpër me Muratin: Boll me lojëra politike, zhblloko buxhetin e kryeqytetit!

GD
Gazeta Demos13 nëntor 2025 në 17:16
Rama i ashpër me Muratin: Boll me lojëra politike, zhblloko buxhetin e kryeqytetit!

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se komuna i ka dërguar shkresë zyrtare Ministrisë së Financave për zhbllokim të buxhetit të kryeqytetit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se krejt çka po ndodh me buxhetin e Prishtinës është rezultat i vendimeve politike të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit.

Tutje, ai përmes këtij postimi i drejtohet drejtpërdrejt Muratit, duke i thënë: “Hekuran Murati, boll me lojëra politike. Zhblloko buxhetin e kryeqyteti”.

“Hekuran, mos rri tu e gjujt përgjegjësinë! Çka po ndodh me buxhetin e Prishtinës është rezultat i vendimeve të tua politike, i askujt tjetër! Çdo status që shkruan në Facebook nuk është kurgjo tjetër veçse një përpjekje e lodhtë për me manipulu narrativën publike dhe me zhvendos fajin”.

“Ne sot i kemi dërguar Ministrisë së Financave edhe një shkresë tjetër zyrtare, sepse buxheti i Kryeqytetit i përfshirë qartësisht në Ligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2025 vazhdon të mos ekzekutohet. Dhe për këtë, përgjegjësia politike është e JOTJA!”, ka shkruar i pari i Prishtinës.

Tutje, Rama thotë se kryeqyteti nuk do të mbahet peng i kalkulimeve politike të askujt.

“Po flasim për 33 milionë euro të bllokuara, prej tyre 23 milionë të hyra vetanake dhe 10 milionë grant qeveritar, të cilat mbesin pezull për shkak të vendimmarrjes tënde. Ky është një veprim që, në vlerësimin tonë institucional dhe publik, bie ndesh me logjikën e qeverisjes, me frymën e ligjit dhe me parimet më bazike të funksionimit të pushtetit lokal”.

“Ta kesh të qartë: asnjë status, asnjë justifikim dhe asnjë tentativë për t’u fshehur pas retorikës politike nuk do të të shpëtojë nga përgjegjësia publike për këtë situatë. Kryeqyteti nuk do të mbahet peng i kalkulimeve politike të askujt e as tënde!”, shkroi ai.

Prishtina

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona