Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama: Integrimi në BE proces kompleks, Holanda vendi më i vështirë për tu bindur

GD
Gazeta Demos11 korrik 2026 në 16:20
Rama: Integrimi në BE proces kompleks, Holanda vendi më i vështirë për tu bindur

Kryeministri Edi Rama u pyet nga të rinjtë në Jalë nëse anëtarësimi i Shqipërisë në BE është një realitet i prekshëm apo një tjetër premtim politik. Rama u përgjigj duke treguar për sukseset e Shqipërisë dhe qeverisë në rrugën drejt anëtarësimit duke arritur deri te mbyllja e kapitujve.

“Të besosh pa kontrolluar është diçka që nuk mund t’i kërkohet askujt. Por të mos besosh pa kontrolluar është edhe më keq. Ky është një proces jashtëzakonisht kompleks, për të cilin flitet shumë, por shumë pak e njohin nga brenda. Edhe unë, sikur të isha dikush që nuk do të merresha me këtë punë, do të isha shumë më pak i informuar për kompleksitetin e këtij procesi. Është një proces që ka një kompleksitet të natyrës teknike, politike dhe gjeopolitike.

Patjetër është një proces, kur themi teknik nuk e kam fjalën vetëm për plotësimin e kushteve që duhet të plotësosh për të avancuar dhe për t’u bërë vend anëtar. Kjo do të thotë që në të gjitha fushat duhet të plotësosh standardet. Këto janë të shkruara. Shqipëria duhet të fusë në organizmin e vet ligjor rreth 4 mijë e disa qindra akte ligjore dhe nënligjore që lidhen me procesin. Ne bëmë një kalkulim para se të hynim në këtë fazë dhe pamë që kapaciteti i vendit për të prodhuar akte të tilla ishte rreth 60 akte në vit. Normalisht që nuk do të ecnim me të njëjtin ritëm. Në momentin që hyn në atë fazë, organizohet një ushtri me juristë dhe përkthyes për ta bërë këtë punë”, ka deklaruar Rama.

“Kroacisë i janë dashur shtatë vite vetëm për këtë proces. Ne krijuam modelin e inteligjencës artificiale me Diellën dhe, faktikisht, përshpejtuam transpozimin. Sot e bëjmë transpozimin në një kohë shumë më të shkurtër dhe me një saktësi 99.5%, ku dora e juristëve ndërhyn vetëm për rregullime të vogla. Ti mund t’i bësh të gjitha dhe t’i kalosh të gjitha aktet në rrugën legjislative, por nuk mjafton. Duhet edhe t’i zbatosh. Ka një proces monitorimi. Mund të bësh edhe zbatimin, por prapë nuk mjafton. Duhet që 27 vendet të bien dakord që ti të hedhësh hapin tjetër. Ajo familje funksionon me konsensus, nuk ka votim me shumicë.Përgjithësisht e kemi hasur këtë te vendet e mëdha që nuk ishin gati ta çonin procesin përpara. Tri herë na është refuzuar hapja e negociatave, edhe pse Komisioni Evropian kishte rekomanduar hapjen e tyre”, ka shtuar ai.

“Sa i përket marrëdhënieve tona me Holandën, që kanë qenë ndër më të vështirat që kemi pasur me Bashkimin Evropian, Holanda është realiteti më i ngurtë kur vjen puna te zgjerimi. Një ndeshje futbolli na e ktheu rrotën e historisë së marrëdhënieve me Holandën. Finalja e Conference League. E gjithë ajo turmë e madhe u mahnit nga Tirana dhe pati mundësinë të shihte që Shqipëria nuk ishte ajo që ishte krijuar në stereotipin e tyre: kriminelë, kontrabandë, drogë, krim. Panë që Shqipëria ishte diçka krejt tjetër.

Vulën ia vuri emisioni që ata bënë në Shqipëri dhe sot Holanda është një nga vendet ku opinioni publik e mbështet anëtarësimin e Shqipërisë më shumë sesa në vende të tjera. Unë do të iki në Paris, pasi jemi të ftuar nga Presidenti i Francës për festimet e 14 Korrikut, dhe më pas do të shkoj në Bruksel, ku do të punojmë për të mbyllur kapitujt”, tha Rama

Edi Rama

Më shumë nga Lajme

  • 09:34Sulm në Skenderaj: Një person godet me mjet pune një tjetër
  • 09:29QKUK: Gruaja 25-vjeçare shtatzënë vdiq pas plagëve me armë zjarri, burri në gjendje të rëndë
  • 09:25Dy armë dhe mbi 50 plumba, detaje nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin, autorët ende të paidentifikuar
  • 09:16Shtatzëna që u vra në Malishevë ishte 25-vjeçare
  • 09:16Ish-ambasadori amerikan sugjeron që SHBA-ja të vendosë bazë në BeH, përmend edhe njohjen e Kosovës