Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama ndan pamje të mjeteve ushtarake të prodhuara në Shqipëri: Për 30 muaj do plotësohen të gjitha nevojat

GD
Gazeta Demos1 gusht 2026 në 19:08
Rama ndan pamje të mjeteve ushtarake të prodhuara në Shqipëri: Për 30 muaj do plotësohen të gjitha nevojat

Mjetet e para ushtarake të prodhuara në Shqipëri kanë dalë në testim, duke shënuar një tjetër hap në zhvillimin e industrisë ushtarake vendase.

Pamjet u publikuan nga kryeministri Edi Rama i cili njoftoi se automjetet janë prodhuar sipas standardeve të NATO-s dhe i janë dorëzuar Forcave të Armatosura.

“Mirëmëngjesi dhe me krenarinë e prodhimit të parë ‘Made in Albania’ të automjeteve ushtarake sipas standardeve të NATO-s, ndërkohë që kompania Timak Defence, e cila do të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajsh, ka lidhur marrëveshje me 30 vende për eksportin e tyre, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

Sipas kreut të qeverisë, kompania Timak Defence synon të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajve, ndërsa ka lidhur tashmë marrëveshje me 30 vende për eksportin e mjeteve dhe produkteve të tjera ushtarake.

Sipas kryeministrit deri në vitin 2028 ushtria shqiptare synon të pajiset plotësisht me mjete dhe sisteme sipas standardeve të NATO-s, nga automjetet e lehta deri te pajisjet.

Edi Rama

Më shumë nga Lajme

  • 23:45Afati po afron, Spahiu: Vështirë të arrihet marrëveshje për presidentin
  • 22:56Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim
  • 22:44Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK
  • 22:35Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar
  • 22:35Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun