Kryeministri Edi Rama të premten e 25 shtatorit do të mbajë një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Sipas axhendës së publikuara, Rama do të bashkohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së rreth orës 16:20.
Lajme
Rama nesër fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, detaje nga agjenda

Më vonë rreth orës 17:00, Rama pritet të mbajë fjalimin e tij në OKB, raporton Euronewsalbania.
Rama prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kryeministri shoqërohet nga bashkëshortja, Linda Rama, dhe delegacioni zyrtar shqiptar.
