Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ramiz Lladrovci del hapur në mbështetje të Enver Hoxhajt: Ta votojmë 10-shin e PDK-së

GD
Gazeta Demos3 qershor 2026 në 16:28
Ramiz Lladrovci del hapur në mbështetje të Enver Hoxhajt: Ta votojmë 10-shin e PDK-së

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin e PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, në prag të zgjedhjeve të 7 Qershorit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lladrovci ka ftuar qytetarët që ta votojnë Enver Hoxhajn me numrin 10, duke vlerësuar lart angazhimin e tij ndër vite në institucionet më të rëndësishme të shtetit. “Mikun tim Enverin, sikur deri më tash, ia ofroj përkrahjen e plotë për zgjedhjet e 7 Qershorit. Ftoj po ashtu qytetarët ta votojnë dhjetëshin e PDK-së”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka përmendur rolet që Hoxhaj ka ushtruar ndër vite, si profesor, diplomat, deputet, ministër, zëvendëskryeministër dhe ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së, duke thënë se të gjitha i ka kryer “me nder, përgjegjësi dhe kompetencë”. Lladrovci ka theksuar gjithashtu se njohja e thellë e diplomacisë dhe çështjeve ndërkombëtare nga ana e Hoxhajt, si dhe kreativiteti për të ofruar zgjidhje për Kosovën, janë arsye pse ai e mbështet kandidaturën e tij.

Postimi është shoqëruar edhe me një fotografi të përbashkët të Ramiz Lladrovcit dhe Enver Hoxhajt, në kuadër të fushatës zgjedhore të PDK-së për zgjedhjet e 7 Qershorit.

Enver Hoxhaj

Më shumë nga Lajme

  • 08:18Arifi: Aleanca nuk e voton presidentin konsensual pa u plotësuar gjashtë kërkesat
  • 08:12Trump shpall “Ditën-D ekonomike” kundër Iranit, paralajmëron pasoja të rënda për vendet që e ndihmojnë
  • 08:06Tre orë i shtrirë në plazh, ndërsa festa vazhdonte: Detaje të reja nga vrasja e turistit portugez në Ksamil
  • 08:04Kufizohet sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
  • 08:02I riu nga Deçani që aksidentua muaj më parë varroset sot