Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ramush Haradinaj: Mitrovica ka arsye të forta të mbështesë konceptin Dritë për Mitrovicën

GD
Gazeta Demos20 shtator 2025 në 15:18
Ramush Haradinaj: Mitrovica ka arsye të forta të mbështesë konceptin Dritë për Mitrovicën

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ka deklaruar mbështetje të fuqishme për kandidatin e AAK-së për kryetar të Mitrovicës, Qazim Nimani, duke e cilësuar atë si një atdhetar të dëshmuar dhe shërbestar të qytetarëve në periudhat më të vështira të vendit.

Haradinaj rikujtoi përkushtimin e tij dhe të partisë ndaj kësaj komune që nga ditët e para të angazhimit për liri, pavarësi dhe demokraci në Kosovë.

Ai theksoi se si kryeministër ka investuar mbi 121 milionë euro në projekte madhore në Mitrovicë, duke përfshirë edhe kthimin e Trepçës në pronësi të Kosovës.

“Mitrovica ka arsye të forta ta mbështesë konceptin ‘Dritë për Mitrovicën’, sepse sa herë që kemi marrë përgjegjësi, kemi dëshmuar rezultate”, tha Haradinaj.

I plotë:

Mitrovica, që nga ditët e para të angazhimit tonë për liri, pavarësi e demokraci në Kosovë, ka qenë gjithmonë pjesë e kauzës sonë. Që atëherë e deri më sot, kemi qenë të përkushtuar për Mitrovicën dhe për Veriun e vendit. Kam qenë gjithmonë pranë njerëzve të vyeshëm e atdhetarë të Mitrovicës dhe të gjithë kësaj treve. E përkrahëm pa rezervë me projekte të shumta zhvillimore dhe mbi të gjitha, i kthyem Trepçën në pronësi të Kosovës, edhe ligjërisht. Vetëm në këtë komunë, si kryeministër i drejtuam mbi 121 milionë euro në projekte madhore.

Prandaj, Mitrovica ka arsye të forta ta mbështesë konceptin “Dritë për Mitrovicën”, sepse sa herë që kemi marrë përgjegjësi, kemi dëshmuar rezultate.

Qazim Nimani, kandidati ynë për kryetar të Mitrovicës, ka qenë gjithmonë aktiv në çështjen kombëtare, duke i shërbyer qytetarëve edhe në kohët më të rënda të okupimit, si dhe në funksione të rëndësishme gjatë shtetndërtimit. Ai dhe lista jonë për Asamble kanë për t’ia rikthyer qytetit madhështinë që meriton.

Vota për numrin 174 është zgjedhja për një Mitrovicë që bën Dritë në jetën e përditshme të çdo qytetari.

#DritëpërMitrovicën

#AAK174

AAKmitrovice

Më shumë nga Lajme

  • 14:49Ish-ushtari i UÇK-së: Nikiç e kishte përmendur Llugiqin që e kërcënoi Haradinajn si bashkëpunëtor të Serbisë
  • 14:37Shtiu me armë në një aheng në Jabllanicë të Vogël, arrestohet i dyshuari
  • 14:35Quni: LDK-ja përmbahet nga situatat që mund të gjenerojnë incidente
  • 14:11Bastiset shtëpia e të dyshuarit për spiunazh, sekuestrohen rreth 40 mijë euro - ndalohet për 48 orë
  • 13:54PDK ftesë partive: Nesër në ora 11:00 në Kuvend