Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Raporti i IKD-së: Prokurori ka kompetencë ekskluzive për ekzaminimin e telefonave të sekuestruar

GD
Gazeta Demos30 dhjetor 2025 në 11:47
Raporti i IKD-së: Prokurori ka kompetencë ekskluzive për ekzaminimin e telefonave të sekuestruar

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin “Ekzaminimi i telefonave në procedurë penale”, i cili analizon bazën ligjore, kushtetuese në Republikën e Kosovës dhe standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj) lidhur me sekuestrimin dhe ekzaminimin e pajisjeve telefonike në procedurën penale në Kosovë.

Raporti i përgjigjet debatit publik dhe profesional të hapur së fundmi lidhur me pyetjen nëse për ekzaminimin e të dhënave në telefonat e sekuestruar kërkohet vendim i posaçëm gjyqësor, apo nëse mjafton autorizimi i Prokurorit të Shtetit pas sekuestrimit të ligjshëm të pajisjes me vendim të gjykatës.

Në këtë analizë, IKD thekson se shqyrton në mënyrë të detajuar dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK), veçanërisht dallimin ndërmjet përgjimit si masë e veçantë hetimore dhe ekzaminimit të provave të marra nga pajisjet e sekuestruara, si dhe përputhshmërinë e këtyre dispozitave me nenin 36 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me jurisprudencën relevante të GjEDNj-së.

Gjetjet kryesore të raportit tregojnë se, sipas KPPRK-së, kompetenca për autorizimin e ekzaminimit të pajisjeve telefonike të sekuestruara i takon ekskluzivisht Prokurorit të Shtetit, ndërsa gjykata ka kompetencë vetëm për sekuestrimin e pajisjeve dhe jo për ekzaminimin e tyre, pasi për këtë të fundit nuk ekziston bazë ligjore për nxjerrjen e një vendimi gjyqësor.

Raporti po ashtu konstaton se të dhënat e nxjerra nga një pajisje telefonike e sekuestruar ligjërisht nuk përbëjnë “përgjime”, pasi përgjimi lidhet me mbikëqyrjen e komunikimeve në kohë reale dhe rregullohet si masë e veçantë hetimore, e cila kërkon çdoherë vendim gjyqësor. Në të kundërtën, ekzaminimi i provave të sekuestruara rregullohet me dispozita të tjera ligjore dhe me standarde të ndryshme kushtetuese dhe ndërkombëtare.

IKD vlerëson se ndryshimi i praktikës gjyqësore mbi bazën e të njëjtit ligj krijon pasoja serioze në praktikë, duke rrezikuar dështimin e rasteve penale ku provat kyçe janë siguruar përmes ekzaminimit të pajisjeve kompjuterike dhe duke krijuar pasiguri juridike për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e ndjekjes penale.

Në raport theksohet se, në rast dileme për kushtetutshmërinë e dispozitave të KPPRK-së, gjykatat duhet t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, dhe jo të shmangin zbatimin e ligjit përmes interpretimeve të drejtpërdrejta kushtetuese.

Raporti përfundon me rekomandime të qarta për gjyqësorin, duke kërkuar zbatim konsekuent të ligjit, dallim të qartë ndërmjet përgjimeve dhe ekzaminimit të provave digjitale, si dhe interpretim të dispozitave ligjore në harmoni me Kushtetutën dhe jurisprudencën e GjEDNj-së.

IKDProkurori

Më shumë nga Lajme

  • 14:0323 mbetjet mortore në Zubin Potok, Britania mirëpret punën e autoriteteve të Kosovës
  • 13:54“Arma ishte me leje, lëndimet ishin të rënda”, komandanti i stacionit policor flet për vrasjen në Malishevë
  • 13:45Kushëriri i Jetlirës pas tragjedisë në Malishevë: Nuk kemi dëgjuar kurrë se çifti kishte probleme
  • 13:29E rëndë në Shëngjin, gjendet pa shenja jete në ujë një 18-vjeçar nga Kosova
  • 13:26Arben Mustafa: Kurtit s’i paska bërë përshtypje riparimi i vagonëve në Serbi, VV dikur rrokulliste kamionët me produkte serbe