Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Raportimet se Pentagoni kërkoi 200 miliardë dollarë për luftën me Iranin, Hegseth: Duhen para për të vrarë keqbërësit

GD
Gazeta Demos19 mars 2026 në 15:53
Raportimet se Pentagoni kërkoi 200 miliardë dollarë për luftën me Iranin, Hegseth: Duhen para për të vrarë keqbërësit

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka akuzuar aleatët evropianë të Amerikës duke thënë se ata duhet të “falënderojnë” presidentin amerikan, Donald Trump për luftën e tij në Iran.

Duke folur gjatë një konference në Pentagon të enjten, Hegseth tha se aleatët e Washingtonit duhet të jenë mirënjohës për përpjekjen e SHBA-së për të ndalur, siç tha ai “këtë shtet terrorist që të mbajë botën peng me raketat ndërsa ndërton ose përpiqet të ndërtojë një bombë bërthamore”.

Zyrtarët amerikanë, përfshirë edhe Presidentin Trump, kanë kritikuar vazhdimisht aleatët e NATO-s për mungesën e mbështetjes ndaj luftës SHBA-Izrael ndaj Iranit. Në fillim të kësaj jave, Trump pretendoi se NATO e ka braktisur SHBA-në në kohën tonë të nevojës, por theksoi: “Ne nuk kemi nevojë për ndihmën e tyre”.

Hegseth, u pyet edhe për një raport se Pentagoni kishte kërkuar nga Shtëpia e Bardhë 200 miliardë dollarë për sulmet e tij ndaj Iranit.

“Ai numër mund të ndryshojë, natyrisht. Duhet para për të vrarë keqbërësit,” tha Hegseth.

“Ne do të shkojmë përsëri te Kongresi dhe njerëzit atje për të siguruar që jemi financuar siç duhet për atë që është bërë, për atë që mund të na duhet të bëjmë në të ardhmen,” shtoi ai.

Më shumë nga Lajme

  • 10:56Predikuesi islamik nga Bosnja pritet të dëbohet nga Kosova, BIK-u thotë se s’ishte në dijeni për ardhjen e tij
  • 10:52I dyshuari për spiunazh e pranon se i dha informacione BIA-s së Serbisë, prokuroria kërkon paraburgim
  • 10:51100 kadetë bëhen pjesë e SHKK-së, Dibrani: Siguria dhe dinjiteti njerëzor ecin bashkë
  • 10:28Dosja e Prokurorisë: Si fotografoheshin zyrtarët e AKI-së nga Fehim Sali, i dyshuari për spiunazh
  • 09:58“Tu e pa sojin e kësaj femre, jam ka e lëshoj edhe gruan”- Koment skandaloz i kryeshefit të Trainkosit për Ganimete Musliun