Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Shemsedin Haxhijaj, ka folur lidhur me rastin e Arlinda Zekajt dhe veprimet e ndërmarra nga gjykata.
I pyetur nga gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani nëse ka hapur procedura disiplinore lidhur me këtë rast, Haxhijaj tha se për këtë çështje ekziston një komunikatë e publikuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Gjykata Themelore në Pejë.

“E kemi një komunikatë që është publikuar prej Këshillit Gjyqësor dhe gjykatës, për veprimet që janë ndërmarrë prej fillimit deri në përfundim. Nuk kam hapur procedurë disiplinore”, ka deklaruar Haxhijaj.
