Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rasti për shitblerje të narkotikëve, Vali Corleone paraqitet në Gjykatë

GD
Gazeta Demos8 korrik 2026 në 13:19
Rasti për shitblerje të narkotikëve, Vali Corleone paraqitet në Gjykatë

Princ Valentino Corleone është paraqitur në seancën e radhës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

I njëjti akuzohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par. 1 të Kodit Penal.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës të ngritur më 29 qershor 2023, i pandehuri Princ Valentino Corleone akuzohet se pa autorizim ka poseduar substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope, analoge, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ashtu që më 17 mars 2023, rreth orës 20:30 në fshatin Çagllavicë- Komuna e Prishtinës, derisa ishte në një motel në shoqëri të dy vajzave, i pandehuri Princ Valentino Corleone e ka kontaktuar një vajzë tjetër, duke i thënë “hajde me e ngreh ndonjë vi kokë”.

Aktakuza thotë se vajza në fjalë më pas kishte shkuar dhe i pandehuri ia kishte dhënë një sasi kokaine për ta konsumuar. Kokainë kishte konsumuar ajo dhe njëra prej dy vajzave që kishin qenë fillimisht me të. Kurse, gjatë kontrollit nga ana e Policisë, të pandehurit Corleone i janë gjetur një dozë dhe një qese me substancë narkotike të llojit kokainë me peshë të përgjithshme prej 0.39 gramë.

Më shumë nga Lajme

  • 17:50Ardian Gjini për Kurtin e VV-në: Janë super-kriminelë nëse i përdorim termet e tyre, nuk e kanë të gjatën
  • 17:32A do të takohet me Hamzën dhe Abdixhikun, flet Gjini
  • 17:15Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij
  • 17:10Gjini tregon se a do të marrë Aleanca pjesë në seancën konstituive
  • 16:50Sulmi ndaj Edit, Prokuroria e Pejës hap rast ndaj Joz Markut