Ditë më parë u raportua nga Gresa Krasniqi se babai i saj, Jakup Krasniqi po refuzon të mjekohet nga mjekët e Dhomave të Specializuara.
Krejt kjo si lloje proteste kundër trajtimit dhe vendimit të Speciales.
Në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore ka folur Bilall Sherifi, pjesën e ekipit juridik të Jakup Krasniqit.
Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se gjendja e Krasniqit është e mirë.
“Sot, së bashku me avokatët e Bacit Jakup, patëm një takim me të në Zoom. Ai është mirë me shëndet dhe, si gjithnjë, i pathyeshëm! I qetë, me shpirt të fortë dhe me dinjitetin që e ka karakterizuar gjithmonë, Baci Jakup vazhdon të na japë forcë e kurajë edhe neve.”, u shpreh ai në postim.