Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Raushiqi i Pejës tash katër ditë pa ujë të pijshëm, banorët kërkojnë zgjidhje

GD
Gazeta Demos20 gusht 2026 në 19:22
Raushiqi i Pejës tash katër ditë pa ujë të pijshëm, banorët kërkojnë zgjidhje

Në komunën e Pejës ka ankesa të banorëve në fshatra se ka mungesë të ujit të pijshëm.

Një mërgimtar Beqir Veseli tregon se në fshatin Raushiq po ballafaqohen me këtë problem madje tash katër ditë.

“Fshati Raushiq i ka diku rreth 1700 banorë. Që katër ditë është pa ujë të pijshëm, domethënë s’ka bash askush hiç”, tha ai.

Ai thotë se nuk e dinë se ku qëndron problemi.

“Unë këtu nuk jetoj, por nuk e di…Unë tash jam ardhur para katër ditëve e që katër ditë nuk ka ujë”, vazhdoi më tutje ai.

Kur u pyet se a ka kontaktuar me zyrtarë për problemin e ujit të pijshëm, Veseli tha se nuk ka biseduar me askënd dhe se nuk e ka idenë kujt t’i drejtohet.

Në anën tjetër, Komuna e Pejës thanë se ata nuk janë kompetentë për mungesë të ujit dhe se duhet drejtuar “Hidrodrinit”.

KosovaPress kontaktoi me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”.

Në përgjigjen me shkrim kjo kompani njoftoi se kjo është pasojë e rritjes enorme të konsumit, keqpërdorimeve dhe thatësirave në burime, duke shtuar se disa lagje të fshatit Raushiq, kanë mbetur pa furnizim të plotë brenda 24 orëve.

“Hidrodrini” po ashtu bëri të ditur se inspektorët e kompanisë janë në terren në çdo orar dhe keqpërdoruesit po penalizohen./KosovaPress

katërditëpijshëm

Të ngjashme

Zjarret në Shqipëri: 24 vatra të regjistruara, katër shtëpi digjen në Pukë

Zjarret në Shqipëri: 24 vatra të regjistruara, katër shtëpi digjen në Pukë

19:11
25 ditë para 16 shtatorit – “Liria ka Emër” nis nesër “Orën e Pritjes” në Prishtinë, vendoset ekrani me numërimin së prapthi

25 ditë para 16 shtatorit – “Liria ka Emër” nis nesër “Orën e Pritjes” në Prishtinë, vendoset ekrani me numërimin së prapthi

19:10
Sindikata e re e KEK-ut: Katër jetë të humbura, nuk mjaftojnë reagimet pas tragjedive

Sindikata e re e KEK-ut: Katër jetë të humbura, nuk mjaftojnë reagimet pas tragjedive

19:42

Më shumë nga Lajme

  • 20:23Zjarre në dy fshatra të Mitrovicës, Faton Peci ndan detaje
  • 20:23Haxhiu e Aleancës për Çekun: Ka mospërfillje të madhe ndaj detyrës së tij, pasqyrë e vërtetë e këtij pushteti
  • 20:23Pas rrëzimit të disa objekteve, Pacolli thotë se është urdhëruar edhe “mbyllja” e një restoranti te Liqeni i Radoniqit
  • 19:32Reçica: Kosovës i duhet përgjegjësi shtetërore, jo fitore partiake
  • 19:31Haxhiu merr pjesë në pritjen e presidentit italian para ceremonisë së Lojërave Mesdhetare