Me një pjesëmarrje të madhe qytetare dhe atmosferë të jashtëzakonshme, Regjioni i Vokshit sonte priti kandidatin e LDK-së për Deçanin, Jeton Mushkolaj, shkruan GazetaDemos.
Mushkolaj u shpreh i lumtur e falenderues për pjesëmarrjen e madhe qytetare, duke shtuar se vullnetin për ndryshim e gjetëm në mesin e njerëzve të mirë.
“Vullnetin për ndryshim sonte e gjetëm në mesin e njerëzve të mirë, punëtorë, ushtarë të lirisë, intelektual e profesionist të cilët të gjithë bashkë dhanë besën e fitores”, shkroi ai.
Mushkolaj shtoi se fitorja jonë është fitorja e secilit qytetar, dhe Regjioni i Vokshit po e konfirmon vendosmërinë për ndryshim.
“Fitorja jonë është fitore e të gjithëve, prandaj Regjioni i Vokshit po e vulos përcaktimin për ndryshimin, me LDK në shërbim të gjithë qytetarëve të Deçanit”, shtoi tutje ai.
Postimi i plotë:
