Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rekord lëvizjesh në jug të Shqipërisë, mbi 300 mijë udhëtarë kaluan pikat kufitare në korrik

GD
Gazeta Demos4 gusht 2026 në 11:39
Rekord lëvizjesh në jug të Shqipërisë, mbi 300 mijë udhëtarë kaluan pikat kufitare në korrik

Kulmi i sezonit turistik është reflektuar edhe në pikat kufitare të jugut të Shqipërisë.

Gjatë muajit korrik, vetëm në Kakavijë dhe në PKK Qafë Botë së bashku me Terminalin e Trageteve në Portin e Sarandës, janë përpunuar mbi 304 mijë pasagjerë dhe dhjetëra mijëra automjete, duke konfirmuar rritjen e ndjeshme të lëvizjeve në kufirin me Greqinë.

Në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës janë regjistruar mbi 166 mijë pasagjerë dhe rreth 47 mijë automjete, ndërsa në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës janë përpunuar 138 mijë e 189 pasagjerë dhe mbi 38 mijë automjete. Fluksi është përballuar pa problematika të mëdha nga pala shqiptare, falë organizimit të shërbimeve gjatë sezonit veror.

Muaji gusht pritet të shënojë pikun e lëvizjeve, pasi mijëra emigrantë kthehen në atdhe për pushimet verore, çka pritet të rrisë ndjeshëm fluksin në të gjitha pikat kufitare.

Megjithatë, problematikat nuk kanë munguar. Në PKK Qafë Botë janë regjistruar disa ndërprerje të sistemit, të cilat kanë sjellë vonesa të përkohshme në përpunimin e udhëtarëve.

Ndërsa në Kakavijë, shqetësimi kryesor gjatë gjithë sezonit ka qenë mënyra e punës nga pala greke, e cila shpesh ka operuar vetëm me dy sportele, duke krijuar radhë të gjata dhe duke detyruar udhëtarët të presin për orë të tëra për të kaluar kufirin./TCh/

mijëpikatkufitare

Të ngjashme

IQMT paralajmëron gjoba deri në 9 mijë euro për bizneset: Tërhiqni menjëherë produktet e qumështit me përmbajtje të padeklaruar

IQMT paralajmëron gjoba deri në 9 mijë euro për bizneset: Tërhiqni menjëherë produktet e qumështit me përmbajtje të padeklaruar

16:24
KRU “Prishtina” shkyç konsumatorë me borxhe deri në 3 mijë euro, gjenden edhe lidhje ilegale

KRU “Prishtina” shkyç konsumatorë me borxhe deri në 3 mijë euro, gjenden edhe lidhje ilegale

13:02
Subvencionimi i teksteve: Gati 180 mijë aplikime, afat veç edhe nesër

Subvencionimi i teksteve: Gati 180 mijë aplikime, afat veç edhe nesër

20:41
I kërkoi 50 mijë euro duke e kërcënuar me publikimin e fotografive, arrestohet në flagrancë i dyshuari në Prizren

I kërkoi 50 mijë euro duke e kërcënuar me publikimin e fotografive, arrestohet në flagrancë i dyshuari në Prizren

16:01

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona