Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rënia e LDK’së në zgjedhjet e 28 Dhjetorit, a ka ambicie Përparim Rama për ta drejtuar këtë parti, çfarë thotë ai?

GD
Gazeta Demos1 janar 2026 në 19:48
Rënia e LDK’së në zgjedhjet e 28 Dhjetorit, a ka ambicie Përparim Rama për ta drejtuar këtë parti, çfarë thotë ai?

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama është befasuar nga rezultati i Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit, e cila mori 52 mijë vota më pak nëse krahasohen zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 13.57 përqind apo 119 mijë e 201 vota, një rënie e madhe në krahasim me zgjedhjet e 9 shkurtit ku ka pasur 18.27 përqind.

Në intervistën për KosovaPress, Rama thotë se LDK dhe partitë opozitare duhet të reflektojnë dhe të rishikojnë arsyen pse ka ndodhur kjo rënie e tyre, të kenë një program i cili u mundëson ringritjen sepse sipas tij duhet të ketë një opozitë të fortë.

Derisa kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media nuk ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, Rama ka mohuar se synon drejtimin e partisë.

Rama ka shtuar se LDK-ja ka njerëz të cilën mund ta kryejnë këtë detyrë nëse Abdixhiku vendos të largohet nga pozita.

“Nuk është e vërtetë, unë jam kryetar i kryeqytetit e kam një mandat katër vjeçar, ky është fokusi im, të transformoj kryeqytetin, kjo është vota e qytetarëve dhe unë do të jem këtu për kryeqytetin për të mirën e gjithë vendit. LDK-ja ka njerëz përbrenda partisë të cilët munden me kry këtë detyrë nëse po them, kryetari i tanishëm vendos që të lëshojë udhë dikujt tjetër… Nuk jam i interesuar, nuk kam interes… Dashnia ime është që t’iu ndihmoj të gjithë qytetarëve të kryeqytetit përtej ngjyrosjeve partiake dhe normal që do t’i ndihmoj kushdo që ka nevojë për ndihmë”, thotë ai.

Për raportet me lidershipin aktual të LDK-së, Rama thotë se ka ndihmuar atë në zgjedhjet lokale dhe në mënyrë të njëjtë ka ndihmuar në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit dhe 28 dhjetorit, ani pse thekson se nuk është anëtaë i LDK-së.

“Kam raporte të mira me të gjithë sepse po them edhe Lidhja Demokratike më ka ndihmuar gjatë procesit të zgjedhjeve lokale. Unë po ashtu i kam ndihmuar edhe në shkurt edhe tash Lidhjes Demokratike, pra është një bashkëpunim i mirëfilltë, i shëndoshë ku edhe Lidhja Demokratike mendon përtej partisë, ka ftuar njerëz si unë që nuk jam anëtar i Lidhjes Demokratike dhe kemi punuar mirë për me çuar proceset e kryeqytetit përpara. Të njëjtën kohë po them edhe unë, përkundër faktit që nuk jam anëtar, i kam ndihmuar ose jam munduar me i ndihmu partisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës që të ecë përpara sepse kanë me të vërtetë një program të mirëfilltë në të gjitha sferat. Edhe po ashtu e kemi pasur një kontratë prej 1.5 miliardësh për kryeqytetin në rast se e kishim pasur në qeverisje Lidhjen Demokratike”, ka thënë Rama.

I pari i Prishtinës uron për qeverisjen e re që të jetë më bashkëpunuese e jo siç thotë ai, bllokuese e sabotuese.

“Ishte me të vërtetë befasuese, por përkundër faktit po them, çdo gjë ka shkuar në rregull edhe kjo tregon që kemi një ngritje ashtu shoqërore të vlerave demokratike në të gjithë Kosovën, që është një çështje super pozitive dhe uroj çfarëdo qeverisje që të ketë, që të jetë pro bashkëpunimit, jobllokuese, sabotuese. Nuk na duhet kjo mendësia bllokuese, sabotuese, duhet të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për të ngritur vlerat tona të përbashkëta për vendin tonë. Prandaj edhe partitë opozitare duhet të reflektojnë edhe me e ditë pse ka ndodhur ajo, e të kenë një program i cili ju mundëson ringritjen dhe ju mundëson një opozitë të mirëfilltë sepse duhet të ketë një opozitë të fortë. Pozita me një opozitë të fortë e çon vendin përpara më mirë e më shpejt”, ka thënë Rama.

Më shumë nga Lajme

  • 23:26Ky raportohet se është emri që u fol sot në takimin Kurti-Abdixhiku
  • 23:10Horoskopi i shtatorit/ Cilat janë shenjat që do të kenë më shumë fat në dashuri, para dhe karrierë
  • 22:47Ky do të jetë moti për nesër, IHMK: Temperatura të larta edhe në dhjetëditëshin e parë të shtatorit
  • 22:32Krejt çka tha Kurti pas takimit me Abdixhikun
  • 22:30Lokalizohet zjarri në Preoc të Graçanicës