Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Rikthimi i ligjit në Kuvend, Lushaku-Sadriu: Mund ta dëmtojë Kosovën në afatgjatë

GD
Gazeta Demos24 tetor 2026 në 14:57
Rikthimi i ligjit në Kuvend, Lushaku-Sadriu: Mund ta dëmtojë Kosovën në afatgjatë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka folur lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara, i cili është rikthyer për shqyrtim në Kuvend.

Ajo në një intervistë për KosovaPress, ka theksuar se mbrojtja e luftës çlirimtare dhe e ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë duhet të bëhet përmes mjeteve juridike dhe gjyqësore, duke paraqitur sa më shumë fakte dhe dëshmi që mund të ndikojnë në procesin gjyqësor.

Sipas saj, kjo ka qenë edhe qëndrimi i LDK-së sa i përket mbështetjes institucionale që shteti i Kosovës duhet t'u ofrojë ish-krerëve të UÇK-së.

“Ne kemi besuar se rruga e duhur për ta mbrojtur luftën çlirimtare dhe ish-krerët e UÇK-së në Hagë është përmes nivelit të apelit, duke përdorur mjetet gjyqësore dhe juridike, me qëllim që të ofrohen sa më shumë fakte dhe të arrihen rezultate që mund të ndikojnë në lehtësimin e dënimit. Ky është qëndrimi ynë, ashtu siç kemi thënë vazhdimisht se shteti ynë duhet t’u ofrojë mbështetje institucionale ish-krerëve të UÇK-së".

"Gjithsesi, ligji mund ta dëmtojë Kosovën në afatgjatë. Mos harroni se Kosova ka marrë obligime ndërkombëtare përmes marrëveshjeve ndërkombëtare dhe vetë ka bërë ndryshime kushtetuese për themelimin e Dhomave të Specializuara. Ne kemi parashikuar dhe adresuar edhe në fjalimet tona se procesimi i një çështjeje të tillë përmes një ligji të thjeshtë, siç është bërë nga iniciuesit dhe përkrahësit në Kuvend, mund të sjellë pasoja për Kosovën. Kjo nuk është dëshira jonë.Mbi të gjitha, ne duhet të kujdesemi që ta ruajmë shtetin tonë, Kosovën dhe parimet tona demokratike, duke mos ndërmarrë veprime të ngutshme që mund ta lëkundin pozitën tonë", tha Lushaku-Sadriu.

kuvendkosovënlushaku-sadriu

Të ngjashme

Tahiri: Rikthimi i ligjit për Specialen në Kuvend e dëmtoi kauzën

Tahiri: Rikthimi i ligjit për Specialen në Kuvend e dëmtoi kauzën

13:40
Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV’në

Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV’në

20:08
Haxhiu e quan joserioze kërkesën e PDK-së për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Haxhiu e quan joserioze kërkesën e PDK-së për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

17:59
Arianit Koci: Protestuat kundër Speciales, tash po kërkoni kthimin e ligjit në Kuvend

Arianit Koci: Protestuat kundër Speciales, tash po kërkoni kthimin e ligjit në Kuvend

17:47

Më shumë nga Lajme

  • 16:36Tiranë: Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë
  • 16:25“S’mundesh pa mu, unë t’i kam bo letrat” – mërgimtarja flet për jetën e grave shqiptare në Slloveni
  • 16:20Bordi i Drejtorëve i KRU “Gjakova” Sh.A. merr vendim për shkarkimin e Kryeshefit Ekzekutiv
  • 16:19Presidentja viziton Muzeun Etnografik të Budapestit: Ruajtja e kësaj trashëgimie, përgjegjësi e përbashkët e njerëzimit
  • 16:16Përplasje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë policia përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve