Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rrahu brutalisht një grua në mes të qytetit, Prokuroria në Pejë ndalon të dyshuarin për 48 orë

GD
Gazeta Demos21 tetor 2026 në 16:56
Rrahu brutalisht një grua në mes të qytetit, Prokuroria në Pejë ndalon të dyshuarin për 48 orë

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka pranuar një video nga një qytetar, në të cilën shihej një burrë duke ushtruar dhunë ndaj një gruaje në qytetin e Pejës.

Pas pranimit të videos, Prokuroria tha se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar menjëherë Policinë e Kosovës për identifikimin e personit të dyshuar dhe të viktimës, si dhe për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe ligjore.

“Hetuesit e Stacionit Policor në Pejë kanë shoqëruar në polici personin e dyshuar dhe viktimën, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të mëtejshme procedurale”.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Pejë falënderoi qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin në raportimin e rasteve që bien ndesh me ligjin.

“Prokuroria, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për trajtimin e rasteve të tilla”.

Prokuroria Themelore në Pejë ritheksoi rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, duke garantuar trajtimin e çdo rasti në përputhje me ligji.

prokuroriapejërrahu

Të ngjashme

Vrau vëllain për çështje pronësore – Prokuroria në Pejë ngre aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasje në Bokshiq të Klinës

Vrau vëllain për çështje pronësore – Prokuroria në Pejë ngre aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasje në Bokshiq të Klinës

09:08

Më shumë nga Lajme

  • 10:02Kos: Periudha e ardhshme, definuese për Kosovën dhe për tërë Ballkanin Perëndimor
  • 09:48Torres: Alarmante dhuna policore ndaj protestuesve në Shqipëri, këto veprime duhet të marrin fund
  • 09:47Tre të arrestuar pas të shtënave me armë në Deçan, shënjestër ishin 4 viktima
  • 09:47Nesër betohen rekrutët e rinj të FSK-së
  • 09:36BE i reagon Serbisë për deklaratat e Daçiqit dhe Jovanoviqit për Kosovën: Shmangni retorikën nxitëse