Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rritet interesimi për Universitetin e Prishtinës, mbi 1 mijë aplikantë më shumë se vitin e kaluar

GD
Gazeta Demos26 korrik 2026 në 16:14
Rritet interesimi për Universitetin e Prishtinës, mbi 1 mijë aplikantë më shumë se vitin e kaluar

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shënuar rritje të interesimit të kandidatëve për regjistrim këtë vit, me mbi 1 mijë aplikantë më shumë krahasuar me vitin paraprak.

Rektori i UP-së, Arben Hajrullahu, e ka vlerësuar këtë rritje si një tregues pozitiv për universitetin, duke thënë se ajo reflekton punën dhe angazhimin e vazhdueshëm të institucionit.

“Këtë vit kemi pasur rritje mbi 1 mijë aplikantë, ka më shumë se sa në vitin paraprak. E kjo është një lajm shumë i mirë dhe që e dëshmon punën e madhe që është dhe që është duke u bërë në Universitetin e Prishtinës”, ka deklaruar Hajrullahu.

Ai ka theksuar se Universiteti i Prishtinës vazhdon të jetë ndër institucionet kryesore të arsimit të lartë në hapësirën shqiptare.

“Universiteti i Prishtinës vazhdon të jetë universiteti lider jo vetëm në Kosovë, por në rajon, në të gjitha universitetet në gjuhën shqipe në Ballkan e në botë”, ka thënë rektori Hajrullahu.

Sipas tij, këtë vit ka pasur interesim edhe nga studentë jashtë Kosovës, ndërsa në mesin e të pranuarve në afatin e parë janë edhe katër studentë nga diaspora.

“Ka edhe aplikantë edhe nga vendet fqinje të Kosovës, përveç vendeve të rezervuara, e është shumë e mirë se këtë radhë vetëm në afatin e parë janë pranuar edhe 4 studentë nga diaspora”, ka bërë të ditur ai.

Hajrullahu ka njoftuar se janë miratuar edhe vendet e rezervuara për shqiptarët në Turqi me prejardhje nga Kosova, për arbëreshët e Italisë, si dhe për pjesëtarët e diasporës që kanë origjinë nga Kosova.

Mes tjerash, ai theksoi se ka ripërtëritje të personelit akademik pasi sipas tij, nën menaxhimin e tij janë pranuar mbi 100 profesorë që janë të pranuar ose janë në proces të pranimit profesorë e asistentë.

Përveç kësaj, rektori kërkoi mbështetje reale nga institucionet relevante e jo vetëm fjalë.

“Ne vetëm në këtë vit, nën menaxhimin tim, kemi pranuar diku mbi 105 profesorë, ose janë të pranuar ose janë në proces të pranimit profesorë e asistentë. Pra ka një ripërtëritje të personelit akademik. Universiteti i Prishtinës ka hapësira të mjaftueshme, ka kapacitete të mjaftueshme. Neve vetëm na nevojitet edhe mbështetje reale, jo me fjalë, por mbështetje reale me buxhet konkret, që vërtet të arrijmë të financojmë aktivitetet e planifikuara, ndër të tjera edhe në strategjinë të cilën ne kemi hartuar e miratuar, strategjinë e zhvillimit të Universitetit të Prishtinës për vitin 2026–2030/31”, shtoi rektori.

Hajrullahu potencoi se kanë mbështetje por për shkak të zhvillimeve të fundit politike, fokusi nuk ka qenë tek Universiteti i Prishtinës, duke rikujtuar që u duhen partnerë që të ndërveprojnë me ta.

UP

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës
  • 23:32I dërguari i Trump, Kushner, takohet me udhëheqësin e Hamasit për të nxitur planin e paqes në Gaza
  • 23:02Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 22:34Besnik Tahiri, nesër mban konferencë për media