Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

RTK i kërkoi kredi për dalje nga kriza, Hekuran Murati ia lë fajin opozitës

GD
Gazeta Demos15 gusht 2025 në 15:25
RTK i kërkoi kredi për dalje nga kriza, Hekuran Murati ia lë fajin opozitës

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, i ka njoftuar të premten punëtorët e transmetuesit publik për gjendjen e rëndë financiare, ndërkohë që ka bërë të ditur se menaxhmenti i RTK-së i është drejtuar Ministrisë së Financave për një kredi, me qëllim tejkalimin e situatës financiare, teksa shpreson se shumë shpejt ajo do të realizohet.

E lidhur me këtë ka reaguar ministri në detyrë i financave Hekuran Murati. Murati ka fajësuar opozitën për gjendjen e krijuar në RTK.

Murati ka thënë se të njejtit që po e mbajnë Kuvendin të bllokuar duke mos votuar, tani po mundohen që mungesën e alokimit të buxhetit të RTK-së t’ia faturojnë Qeverisë.

“Po të mos e kishin bllokuar opozita konstituimin e Kuvendit, çështja e buxhetit të RTK-së as që do të ishte temë, sepse buxheti alokohet me automatizëm, sapo të ketë vendim nga Komisioni për Buxhet. Bllokuesit e Kuvendit, tani po na tregojnë qysh ata e kanë shkelur ligjin duke miratuar në Qeveri alokimin e buxhetit për RTK për 3 muaj në vitin 2021, dhe po kërkojnë që edhe Qeveria jonë të bëjë të njejtën shkelje”, ka thënë Murati.

Postimi i plotë i Muratit:

Buxheti i RTK-së alokohet sipas vendimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere. Kështu e thotë ligji i buxhetit. Thesari vetëm bën ekzekutimin, sipas vendimit të Komisionit parlamentar.

Komisioni për Buxhet që do duhej me i nda mjetet, nuk ekziston aktualisht sepse partitë opozitare po e mbajnë të bllokuar konstituimin e Kuvendit duke mos marrë pjesë në votim tash e disa muaj.Të njejtit që po e mbajnë Kuvendin të bllokuar duke mos votuar, tani po mundohen që mungesën e alokimit të buxhetit të RTK-së t’ia faturojnë Qeverisë.

Po të mos e kishin bllokuar opozita konstituimin e Kuvendit, çështja e buxhetit të RTK-së as që do të ishte temë, sepse buxheti alokohet me automatizëm, sapo të ketë vendim nga Komisioni për Buxhet.Bllokuesit e Kuvendit, tani po na tregojnë qysh ata e kanë shkelur ligjin duke miratuar në Qeveri alokimin e buxhetit për RTK për 3 muaj në vitin 2021, dhe po kërkojnë që edhe Qeveria jonë të bëjë të njejtën shkelje.

Në fakt, pikërisht për të evituar një situatë të tillë Komisioni për Buxhet nën kryesimin e deputetit Armend Muja kishte miratuar qysh në dhjetor të vitit të kaluar pagesën e këstit, jo për 3 muaj siç bëhet zakonsiht, por për 6 muaj (janar-qershor 2025). Kjo ishte bërë duke llogaritur në ndonjë vonesë eventuale deri në formimin e institucioneve pas muajit mars.Por askush se ka menduar që PDK, LDK, dhe AAK do ta mbajnë të bllokuar kuvendin për kaq gjatë, vetëm e vetëm se janë kundër që Albulena Haxhiu të zgjidhet Kryetare e Kuvendit.

Kapaciteti destruktiv i tyre tejkalon çdo imagjinatë.PS. Çuditërisht, asnjëherë nuk janë deklaruar në raport me kërkesën tonë që pozita e nënkryetarit t’i takojë dikujt që nuk vjen nga Lista Serbe. Pra, për opozitën bën Lista Serbe për nënkryetar, por nuk bën Albulena Haxhiu për Kryetare.

RTK

Më shumë nga Lajme

  • 15:23Tërheqja e dokumentit të shtetësisë, MPB-ja me njoftim të rëndësishëm
  • 15:05Protestuesit në Han të Elezit djegin goma në shenjë proteste ndaj SharrCem
  • 14:50Sulmohet një mjek në QKMF-në e Pozharanit, reagon Komuna e Vitisë
  • 14:36Përplasja në Kuvend, Sala Jashari: Mua më ka ardhë keq për zotëriun, është pasqyrë e Vetëvendosjes
  • 14:23Daut Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit!