Avokati Naim Rudari që ka qenë pjesë e UÇK-së, ka folur në “Pressing” për ish-krerët e UÇK-së.

Ai ka thënë se 10 muaj kam qenë në vijën e frontit, kurrë nuk ka pasur urdhra për të kryera krime ndaj popullatës civile.

“Unë kam qenë në vijën e frontit për më shumë se 10 muaj dhe nuk ka pasur asnjëherë urdhër për të kryer krime ndaj popullatës civile as për të bërë tortura e as për të maltretuar”, ka thënë ai.