Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ruzhdi Shehu premton investime të reja në Jasiq dhe Gjocaj gjatë mandatit të dytë

GD
Gazeta Demos6 nëntor 2025 në 22:12
Ruzhdi Shehu premton investime të reja në Jasiq dhe Gjocaj gjatë mandatit të dytë

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, i cili të dielën do të përballet në balotazh me kandidatin e AAK-së, ka thënë se fshatrat Jasiq dhe Gjocaj do të jenë prioritet i mandatit të tij të dytë, duke paralajmëruar projekte të reja infrastrukturore dhe zhvillimore.

Në një postim drejtuar banorëve të Junikut, Shehu ka kujtuar se këto dy fshatra kanë “potencial të madh” dhe një kontribut historik në lirinë e Kosovës, por sipas tij kanë qenë të “harruara për 12 vite nga pushteti i kaluar”.

Ai ka përmendur investimet e realizuara gjatë mandatit të parë, përfshirë ndërtimin e kanaleve të ujitjes, mureve mbrojtëse, asfaltimin e disa rrugëve, hapjen e rrugëve fushore, zgjerimin e shërbimit të mbeturinave, si dhe ndërtimin e urës që lidh Jasiqin me Gjocajn Shehu premton se në mandatin e ardhshëm do të vazhdojë me shtrirjen e rrjetit elektrik, asfaltimin e rrugëve dytësore dhe kompletimin e rrjetit të ujit të pijes, në bashkëpunim me institucionet kompetente.

Ai ka theksuar se synimi është që Jasiqi dhe Gjocaj të shndërrohen jo vetëm në vende me kushte të mira jetese, por edhe në qendra turistike që do të shërbejnë si nxitës të zhvillimit për gjithë Junikun.

junik

Më shumë nga Lajme

  • 21:28Kongresisti amerikan letër Kurtit: Nuk ka moment më të rëndësishëm për unitet kombëtar, të gjendet konsensusi për presidentin
  • 21:27Pa incidente përfundoi protesta e 17-të, protestuesit: Nuk do të ndalemi asnjë natë derisa të procedohet ligji
  • 21:25Maqedonci dhe ministri kroat dakordohen për bashkëpunim në mbrojtje, trajnime dhe shkëmbim të informacionit
  • 20:50Hoti për shkarkimin e Isufajt: Qeveria Kurti nuk po kërkon drejtësi të pavarur, por drejtësi që i përshtatet pushtetit
  • 20:25Shkarkimi i Isufajt, Haziri: Luftëtari më i madh i korrupsionit sot u ndal, Republika nuk e duron mentalitetin parti-shtet