Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Sadiku kritikon Qeverinë për rezultatet e PISA-s: Asnjë kërkimfalje, asnjë dorëheqje

GD
Gazeta Demos10 shtator 2026 në 19:29
Sadiku kritikon Qeverinë për rezultatet e PISA-s: Asnjë kërkimfalje, asnjë dorëheqje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka kritikuar Qeverinë lidhur me rezultatet e fundit të testit PISA.

Përmes një postimi në Facebook, Sadiku ka thënë se pas publikimit të rezultateve nuk ka pasur asnjë reagim nga Qeveria, duke kërkuar përgjegjësi për gjendjen në arsim.

“Asnjë reagim nga Qeveria për rezultatet e PISA-s. Asnjë kërkimfalje. Asnjë dorëheqje. Asnjë shkarkim. Asnjë përgjegjësi. E njëjta strategji si me katër të vdekurit në KEK: heshtje dhe vazhdojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, institucionet nuk po marrin përgjegjësi dhe nuk po i zgjidhin problemet, ndërsa i ka akuzuar për përdorim të metodave të ndryshme për “bllokim, manipulim e populizëm”.

“Nuk japin përgjegjësi. Nuk qeverisin. Nuk i zgjidhin problemet. Por për bllokim, manipulim e popullizëm i kanë 100 metoda. Për me qeverisë – ZERRO”, shkroi Sadiku.

asnjësadikurezultatet

Më shumë nga Lajme

  • 18:33Gjykata liron protestuesin në Tiranë, por i ndalon pjesëmarrjen në tubime
  • 18:25Nëntori troket me shi e borë, dimri nis të tregojë fytyrën në Kosovë
  • 18:24Hiqet konstruksioni pa leje në rrugën “Rexhep Luci”, Rama: Prishtina punon edhe të dielave
  • 18:22Tragjedia në Demiraj, Alban Hyseni shpreh ngushëllime për vdekjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës tre muajshe
  • 18:08Një javë pas vrasjes së rëndë të Arlinda Zekajt në Pejë – Kush u suspendua, kush dha dorëheqje dhe çka ndodhi më pas?