Ambasadori i BE-së në Kosovë Dirk Schuebel ka takuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me të cilën kanë diskutuar lidhur me bashkëpunimin dhe projektet e përbashkëta.
Sipas njoftimit të Zyrës së BE ndër temat e diskutuara ka qenë dhe ndihma e BE-së për Kosovën në tranzicionin drejt energjisë së pastër përmes projekteve të financuara nga IPA dhe zbatimit të reformave që lidhen me Planin e Rritjes dhe mbështetjes financiare përkatëse.
“Diskutuam gjithashtu zbatimin e suksesshëm të Pakos së BE-së për Mbështetje Energjetike, nga e cila kanë përfituar më shumë se 200,000 familje dhe 154 biznese. BE-ja mbetet partneri më i besueshëm i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare”, tha Schuebel, thuhet në njoftim.



