Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Trump akuzon Iranin për rritjen e çmimit të naftës: Nuk do ta lejojmë të ketë armë bërthamore

GD
Gazeta Demos22 tetor 2026 në 19:35
Trump akuzon Iranin për rritjen e çmimit të naftës: Nuk do ta lejojmë të ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka akuzuar Iranin se po përpiqet të rrisë çmimet e naftës para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, të cilat janë planifikuar për 3 nëntor.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump pretendoi se Teherani po organizon sulme të rreme dhe po vendos mina për të ndikuar në tregun e naftës. Ai gjithashtu deklaroi se aktualisht, përmes Ngushticës së Hormuzit po kalon më shumë naftë sesa para fillimit të konfliktit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë kritikoi edhe udhëheqjen iraniane për trajtimin e protestuesve, duke pretenduar se 75 mijë persona kanë humbur jetën brenda më pak se shtatë muajve. Ai nuk dha detaje të tjera për këtë shifër.

Trump e cilësoi regjimin iranian si “satanik” dhe përsëriti qëndrimin e tij se Irani nuk duhet të pajiset me armë bërthamore.

“Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore dhe nuk do të ketë kurrë armë bërthamore!”, shkroi presidenti amerikan.

Deklaratat e Trump vijnë në një periudhë tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, ku programi bërthamor iranian, siguria rajonale dhe furnizimi me naftë mbeten çështje kryesore të përplasjes mes dy vendeve.

trumparmëbërthamore

Të ngjashme

Tre të arrestuar pas të shtënave me armë në Deçan, shënjestër ishin 4 viktima

Tre të arrestuar pas të shtënave me armë në Deçan, shënjestër ishin 4 viktima

09:47

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Vijon protesta para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me ujë me presion
  • 20:46Vdekja e pacientes me kancer për mungesë terapie, Zemaj kërkon dorëheqjen e Vitisë: Më e pakta që do të duhej të ndodhte
  • 20:18Musliu për ligjin e Speciales: Përmirësimi nuk është tërheqje
  • 20:08Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV’në
  • 20:03Gruda: Ligji për Specialen nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij