Presidentja Justina Shiroka Pula ka pritur sot në takim Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë, Stephan Harbarth.
“Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për rëndësinë e mbrojtjes së rendit kushtetues, garantimit të të drejtave dhe lirive themelore dhe sundimit të ligjit, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të të dyja shteteve në këto fusha” – thuhet në njoftimin nga zyra e Presidences.
Ndër të tjera, në takim është diskutuar edhe për diasporën e Kosovës në Gjermani, veçanërisht për edukimin dhe integrimin e saj, gjithashtu edhe për kontributin e vazhdueshëm që komuniteti kosovar jep në jetën ekonomike dhe shoqërore të Gjermanisë.


