Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Serbi që u plagos e u kidnapua nga xhandarmëria serbe është doganier i Kosovës

GD
Gazeta Demos3 nëntor 2025 në 17:43
Serbi që u plagos e u kidnapua nga xhandarmëria serbe është doganier i Kosovës

Policia e Kosovës ka konfirmuar se më 1 nëntor 2025 ka pranuar një informacion për një incident të rëndë në zonën e Leposaviqit, ku dyshohet se një shtetas i Republikës së Kosovës, me inicialet M.V., i përkatësisë serbe, është plagosur dhe rrëmbyer nga pjesëtarë të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të ashtuquajturës “pika zero”, në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Policia ka njoftuar menjëherë KFOR-in, si forcë përgjegjëse për sigurinë në zonën kufitare.

Serbi që u plagos e u kidnapua nga xhandarmëria serbe ështëMilan Vukašinović, doganier i Kosovës.

Ndryshe, Veton Elshani tha se nuk janë “shumë të sigurt” nëse plagosja dhe rrëmbimi ka ndodhur brenda territorit të Kosovës.

“Duke marrë parasysh që tash është duke u zhvilluar një hetim, ne nuk mund të japim më shumë informacione, mirëpo nuk jemi shumë të sigurt a është në territorin tonë, a është në pikën zero, a është në territorin e Serbisë. Sepse është në atë zonë aty, sipas informacioneve që i kemi pranu. Policia është duke i zhvillu hetimet, kemi qenë atje, e kemi bërë shiqimin e vendit të ngjarjes, por më shumë nuk mund të flas sepse janë hetimet në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë”, tha ai.

Elshani tha se kanë intervistuar qytetarë dhe kanë mbledhur informacione që theksoi se “duhet të verifikohen”.

“Nuk jemi të sigurt çfarë saktë ka ndodhë në atë vend”, tha ai.

“DEMOS” do të iu mbaj të informuar lidhur me këtë rast.

Serbia

Më shumë nga Lajme

  • 14:14Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt del para gjykatës
  • 14:12Mickoski pret Haxhiun: Folëm për avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve
  • 14:07Haxhiu dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut diskutojnë për rrugën euroatlantike të dy vendeve
  • 14:04Kërkohet rishikimi i projektligjit për Byronë para votimit në Kuvend, palajmërohet se mund të përdoret si mejt politik
  • 14:03Shtohen forcat policore tek Gjykata e Pejës, pas pak seanca ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekaj