Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

SHBA: E respektojmë vendimin e Gjykatës Speciale, shmangni retorikën nxitëse

GD
Gazeta Demos16 shtator 2026 në 15:42
SHBA: E respektojmë vendimin e Gjykatës Speciale, shmangni retorikën nxitëse

Shtetet e Bashkuara thanë se e respektojnë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe u bënë thirrje të gjitha palëve që ta pranojnë vendimin e gjykatës.

“Ne e respektojmë aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

Departamenti i Shtetit tha se SHBA-ja mbështet drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre dhe ritheksoi mbështetjen për llogaridhënien, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit.

Uashingtoni bëri thirrje, gjithashtu, për shmangien e retorikës nxitëse pas shpalljes së aktgjykimit.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Gjykata Speciale në Hagë i shpalli katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës fajtorë për katër akuza për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, ndërsa Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar se do ta apelojnë atë. /REL

vendimingjykatësnxitëse

Të ngjashme

Grabovci: Nuk jam penduar për asgjë, përveç votës për themelimin e Gjykatës Speciale

Grabovci: Nuk jam penduar për asgjë, përveç votës për themelimin e Gjykatës Speciale

09:55
Andin Hoti: Do ta votoja “me dy duar” zhbërjen e Gjykatës Speciale

Andin Hoti: Do ta votoja “me dy duar” zhbërjen e Gjykatës Speciale

23:55
​Deputetja e PDK-së kërkon zhbërjen e Gjykatës Speciale: Të veprojmë sa më shpejt

​Deputetja e PDK-së kërkon zhbërjen e Gjykatës Speciale: Të veprojmë sa më shpejt

19:27
Flet mbrojtja e Selimit: Jemi shumë të zhgënjyer, do ta rishikojmë vendimin

Flet mbrojtja e Selimit: Jemi shumë të zhgënjyer, do ta rishikojmë vendimin

13:32

Më shumë nga Lajme

  • 18:04Shënohet viktima e parë nga Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
  • 17:53Pas dënimeve në Hagë, Richard Grenell poston foton e Bleona Qerretin me bluzën kuqezi
  • 17:51Tromp: Serbia do ta përdorë aktgjykimin si mjet lufte kundër Kosovës
  • 17:44Avokati britanik: Që nga Raporti i Dick Martyt, kishte indikacione që Specialja ishte me objektiva politike
  • 17:41OVL-UÇK prezanton Platformën e Veprimit pas aktgjykimit të shkallës së parë